• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

Shtet Bektashi? Ish-myftiu i Tiranës kundër: E pavend, është teokraci! Juristi: Duhet ndryshuar Kushtetuta, por…

by S T
23/09/2024 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ideja për të krijuar një shtet sovran të Urdhrit Bektashi brenda Tiranës, po shihet me skepticizëm. Edhe të ftuarit në studion e emisionit Përballje’ , Ylli Gurra, ish myftiu i Tiranës, Arbër Hoxha jurist dhe Albert Nikollaj studiues nga Brukseli janë tepër skeptikë.

“Është e pavend por cënon shumëcka. Shtet shpirtëror është teokraci” thotë Ylli Gurra i ftuar në studion e televizonit Report Tv.

Albert Nikollaj studiues nga Brukseli në një lidhje me skype për këtë emision thotë se propozimi për ngritjen e këtij shteti ngre shumë pikëpyetje. Kryesorja kush do e financojë.

“Akti I zotit Rama mund të quhet si vënie në konkurencë të Shqipërisë me disa nga vendet që kanë shtete të tilla të vogla, si Italia me Vatikanin si Arabia Saudite me Mekën, që nuk e ka institucionalizuar si shtet. Minishtete të tilla që për mua janë kontrolle ideologjike në turma I kanë shtete të fuqishme që I financojnë këto. Nuk e di kush do ta financojë shtetin e bektashinjve brenda shtetit shqiptar. Dhe nëse Shqipëria I ka kryqet të matet me Vatikanin që ka një traditë 16 shekullore. Apo të hahet me Arabinë Saudite që shpirtërisht mbështeten 2 miliardë myslimanë. Nuk di dhe nëse myslimanët do të pranojnë ndarjen e 600 milionë bektashianëve. Nuk e di nëse Irani do të lejojë tia marrë lidershipin e bektashinjve, është një përballje me gjigandë e Shqipëria e vogël 3 milionëshe nuk e di sa mund ta përballojë një ndërmarrje të tillë politike.

Tani ka një konflikt të madh mes Izraelit dhe botës myslimane, dhe nuk e di nëse bektashizmi është I gatshëm të përdoret si ‘mashën e paqes’, pra të nxjerrësh gështenjat me duart e tjetrit. Nuk e di nëse e bektashinjtë e marrin përsipër një mision të tillë, pasi krijimi i këtij shteti e kalon nga një sekt fetar mysliman në një fe të ndarë me drejtim të përcaktuar. Pra Rama ëshë i paparashikueshëm. Nuk di kush është i interesuar dhe kush do ta financojë” tregon Nikollaj.

Ndërkohë juristi Arbër Hoxha thotë se më parë duhet të ndryshohet Kushtetuta.

“Krijimi injë shteti të ndryshëm nga ajo e Republikës së Shqipërisë është rreptësisht e ndaluar në Kushtetutën e Shqipërisë, në nenin 1. Edhe të marrim të mirëqënë që ndryshohet Kushtetuta dhe qytetarët po japin një pjesë të territorit për krijimin e një shteti të ri nuk besoj se do të konsiderohen të gjithë elementet e tjerë. Ajo që është më e rëndësishme njohja ndërkombëtare. Nëse do të krijohet një shtet bektashi, pse të mos krijohet një shtet mysliman, apo një shtet katolik. Këto janë të pranueshme. Edhe Vatikani që konsiderohet shtet brenda shtetit, qytetarët e tyre nuk kanë shtetësinë e Vatikanit. Secili prej kardinalëve ka shtetësinë e vendit nga është. Në këto kushte është praktikisht e pamundur krijimi i një shteti bektashi në territorin e Republikës së Shqipërisë’ thotë Hoxhaj.

Ylli Gurra nuk fsheh as rezervat për Baba Mondin si klerik

“Kam konsideratën time si klerik dhe si qytetar. Por përfaqësimi është i pavend e cënon shumëçka” thotë Gurra për gazetaren Rovena Neziri.

Me idenë për “transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit shqiptar”, kryeministri Edi Rama mbylli fjalën e tij në “Samiti i të ardhmes”, takimi i mbajtur në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara një ditë më parë.

Next Post
Putin kërcënon Britaninë? Mediat ruse publikojnë pamjet e simulimit të një sulmi me bombë atomike (VIDEO)

Putin kërcënon Britaninë? Mediat ruse publikojnë pamjet e simulimit të një sulmi me bombë atomike (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

November 1, 2026
Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In