• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha paralajmëron ndryshime në PD: Do jetë një parti e qytetarëve, jo makiazh

by Java News
23/11/2016 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha ka lajmëruar për mbylljen e një procesi të gjatë të bërë brenda Partisë Demokratike, duke thënë se PD është pranë një ndryshimi të madh, në thelb të të cilës do të jetë kufizimi i pushtetit, dhënia e më shumë vendimarrjeje grupit parlamentar dhe më shumë rëndësi qytetarëve. I pyetur nëse ky ndryshim do të prekë dhe ata deputetë që janë shfaqur haptazi kritika ndaj tij, Basha është shprehur se në hapjen e PD-së, ka vend për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai.

Vetëm 6 muaj para zgjedhjeve, Basha është shprehur se hapja e PD-së do të jetë konkrete dhe jo një makiazh.

“Nuk kanë qenë të pakta mesazhet e dyshimit dhe pasigurisë, e kuptoj dyshimin e një shoqërie të zhgënjyer thellësisht me politikën, se në të shkuarën edhe kur ka lindur një dritë shprese është shuar. Dua t’i siguroj ata se ndryshimi i PD, hapja e saj, do të jenë të vërteta të besueshme dhe të pakthyeshme.

Makiazhet apo gjërat e lëna përgjysmë do minonin besueshmërine PD por edhe shanset për një nderyshim pozitiv në Shqipëri. Do ndërtojmë së bashku me ta një proces që jep garanci të plota se ndryshimi do jetë i vërtetë, ku mund të besojnë dhe mbështeten për të përmirësuar jetën e cdokujt në Shqipëri.

Procesi do jetë i vështirë, udhëtimi ynë do jetë i vështirë, i sulmuar dhe anatemuar nga elitat që kontrollojnë ekonominë, median, por jam i bindur e bashkë me shqiptarët do ja dalim që PD të kthehet në lumin e shpresës, mundësive se në thelb ajo që do ndërtojmë është një Shqipëri që jo ndërton mundësi për një grusht njerëzish që duan të ruajnë statuskunë, por ofron shanse për të gjithë.

Do përfshihen të gjithë, është një proces që ka për qëllim hapjen e PD për këdo që është gati dhe do të japë kontributin e tij dhe të saj për një udhëtim që ka për pikëmbërritje jo thjesht e vetëm një rrotacion politik por një politikë në shërbim të njerëzve dhe jo të elitës.

Ndryshimin do e nisim brenda PD-së, do e nisim duke e bërë PD një parti të shqiptarëve dhe jo drejtuesish që kanë për qëllim ardhjen e tyre në pushtet. Po kështu, nesër do ndryshojmë Shqipërinë. Sot u diskutua gjerësisht në grupin parlamentar dhe presim zhvillime në javët në vazhdim për ti paraprirë aksionit tonë politik”,- tha Basha.

Në lidhje me zgjedhjet në Kolonjë Basha tha:

“Për Kolonjën mund tju them se vetëm se kushdo që kërkonte një prove tjetër, ja ku e ka. Historikisht një zonë ku e majta ka qenë e avantazhuar, por as atje nuk ju përmbajtën dot shitblerjes së votës”

Next Post
Ronaldo: Ditën e finales në EURO 2016, u zgjova me tri bionde seksi

Ronaldo: Ditën e finales në EURO 2016, u zgjova me tri bionde seksi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meloni: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën është zgjedhje shumë e rrezikshme

“Të dërgojmë raketa? S’kemi asnjë” Thellohet konflikti mes Melonit dhe ministrit të Mbrojtjes

November 10, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Qeveria sjell ligjin e ri: Gjobë deri në 300 mijë lekë për ata që kërkojnë të heshtin kritikët me padi

November 10, 2026
Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

November 10, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

November 10, 2026
Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

November 10, 2026
“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

November 10, 2026
Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi zbulon afatin se kur përfundojnë punimet e aksit!

Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te “Ura e Dajlanit”!

November 10, 2026
Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

Buxheti 2027/ Zv/ministrja e Arsimit: Nga janari orar i zgjatur në shkolla, deri në 50 mijë lekë bursa për studentët!

November 10, 2026
Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

November 10, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Pse aktorët politikë pro protestës nuk distancohen nga djegia e Tiranës?

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In