Një sulm i përgjakshëm terrorist ka ndodhur në një dasëm në qytetin Falluxha në Irak.
Një sulm vetëvrasës me makinë bombë ka shkaktuar të paktën 30 të vdekur dhe dhjetra të plagosur, citohet Express.
Forca të shumta policie dhe ambulancat ndodhen në vendin e ngjarjes. Terroristët e ISIS kanë marrë përsipër sulmin terrorist. (b.an)