• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqiptarët shpenzojnë për ushqime gjysmën e të ardhurave, a është ky tregues i varfërisë?

by A R
18/11/2016 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas Institutittë Statistikave, konsumi real rezulton me rritje zero gjatë vitit 2015, ndërsa shqiptarët janë detyruar të rrisin shpenzimet për ushqime e të ulin shpenzimet për gjithçka tjetër, me përjashtim të energjisë elektrike.

Nga Gjergj Erebara

Për herë të parë në më shumë se dy dekada, fondi për konsum ushqimor i shqiptarëve ka pësuar rritje në raport me shpenzimet e tjera, bëhet e ditur nga Instituti i Statistikave.

Gjatë vitit 2015, familjet shqiptare shpenzuan 48.7 për qind të parave për të mbuluar konsumin e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, nga 44.3 për qind që patën shpenzuar për të njëjtën kategori në vitin 2014.

Sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve që u publikua të enjten nga INSTAT, konsumi i familjeve shqiptare pësoi një rritje nominale prej 1.9 për qind, e barabartë kjo me indeksin e çmimeve të konsumit, duke bërë që konsumi real të mbetej në vendnumëro.

Sipas INSTAT, konsumi mesatar mujor i familjeve shqiptare qe 70,766 lekë për vitin 2015, me një rritje në vlerë nominale prej 1.9 për qind në krahasim me vitin 2014, kur konsumi qe 69,442 lekë për familje në muaj. INSTAT nënvijëzon gjithashtu në raport se indeksi i çmimeve të konsumit gjatë vitit 2015 u rrit me 1.9 për qind.

Por ndërsa konsumi mesatar i familjeve nuk është rritur, struktura e konsumit ka pësuar ndryshime thelbësore. Në krahasim me vitin 2014, shqiptarët rezultojnë të kenë shpenzuar shumë më tepër para për konsum ushqimor vitin e kaluar, ndërsa me rritje të ndjeshme qenë edhe shpenzimet për banesën, ujin dhe energjinë elektrike, shtesë që u mbulua nga rënia e shpenzimeve për grupmallra të tjera, përfshirë mobilimin e shtëpive, arsim, argëtim e kulturë apo komunikim.

” Ndryshimi më i madh është regjistruar në grupin “shpenzime ushqimore dhe pije jo-alkoolike”, i cili ka një rritjeprej 4,4 përqind në krahasim me një vit më parë”, shkruhet në njoftimin e INSTAT.

“Grupet që kanë regjistruar uljet më të mëdha në strukturën e shpenzimeve për konsum gjatë kësaj periudhejanë “Arsimi” me 2,1 përqind dhe “Shëndeti” me 1,2 përqind,” shtohet në njoftim.

Shkaku për rritjen e shpenzimeve për ushqime duket se lidhet ngushtësisht me ecurinë e çmimeve. Ndërsa inflacioni mesatar i përgjithshëm i vitit 2015 qe 1.9 për qind, inflacioni i grupit të ushqimeve qe 4 për qind ndërsa inflacionet e grupimeve të tjera qenë negative.

Shqiptarët shpenzonin deri në 70 për qind të parave të tyre për të mbuluar konsumin ushqimor gjatë viteve 1980, por pas rënies së komunizmit dhe rritjes së ekonomisë, konsumi filloi të anojë nga mallrat dhe shërbimet e tjera. Vrojtimi i vitit 1994 mbi konsumin zbuloi se 69 për qind e parave të shqiptarëve shkonin për ushqime. Në vitin 2006, konsumi i ushqimeve zinte 48 për qind të totalit ndërsa deri në vitin 2014, konsumi i ushqimeve ra në 44 për qind të totalit.

Përgjatë tetë viteve të fundit, shqiptarët janë detyruar të përballen me të ardhura më të pakta, ose me të ardhura në stanjacion ndërkohë qëçmimet kanë vijuar të rriten, duke detyruar shumë familje të kursejnë nga shpenzimet e tjera për të mbuluar nevojat për ushqime.

Në vendet e zhvilluara, konsumi i ushqimeve zë më pak se 20 për qind të kostos së përgjithshme të jetesës së një familjeje.

Konsumi për frymë

Instituti i Statistikave e kryen anketën e buxhetit të familjeve duke pyetur rreth 7,300 familje në të gjithë Shqipërinë. Për vitin 2015 llogaritet se në Shqipëri ka 764 mijë familje me madhësi mesatare katër anëtarë për familje. Konsumi mesatar për frymë rezulton 18,600 lekë në muaj, ose më pak se 600 lekë në ditë. Një shqiptar shpenzoi mesatarisht gjatë një muaji të vitit 2015 9,100 lekë për konsum ushqimor dhe 9,500 lekë për konsum joushqimor.

Qarku me konsumin më të lartë rezulton Tirana, ku familjet shpenzuan mesatarisht 81,700 lekë në muaj. Konsumi në Tiranë në terma nominalë ka pësuar një rritje të papërfillshme prej vetëm 0.1 për qind, gjë që do të thotë se në terma realë, banorët e këtij qarku qenë më të varfër se sa në vitin 2014. Për pjesën tjetër të vendit ka pasur disa luhatje të forta, në ulje dhe në rritje. Për vitin 2015, Qarku i Vlorës rezulton qarku më i varfër në Shqipëri ku familjet konsumuan mesatarisht 51 mijë lekë në muaj, me rënie 6.8 për qind në krahasim me vitin 2014. Qarku i Dibrës rezultoi me rënie konsumi prej 16 për qind ndërsa qarku i Kukësit rezultoi me rritje në masën 16 për qind./BIRN/a.m.

Next Post
Salcë ministres Nikolla, lirohet pas disa orësh studentja

Sulmi ndaj Lindita Nikollës, enverist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I mituri humbi jetën nga aksidenti në Durrës, i ati rrëfen pengun mes lotësh: Më thërret o babi…

I mituri humbi jetën nga aksidenti në Durrës, i ati rrëfen pengun mes lotësh: Më thërret o babi…

May 6, 2026
Bayern-PSG, publikohen formacionet zyrtare për sfidën vendimtare në “Allianz Arena”

Bayern-PSG, publikohen formacionet zyrtare për sfidën vendimtare në “Allianz Arena”

May 6, 2026
Berisha akuza të forta ndaj qeverisë: 47% e shqiptarëve janë larguar nga vendi

Berisha akuza të forta ndaj qeverisë: 47% e shqiptarëve janë larguar nga vendi

May 6, 2026
Përshkallëzim i ri në Ngushticën e Hormuzit, SHBA godet cisternën iraniane në Gjirin e Omanit

Përshkallëzim i ri në Ngushticën e Hormuzit, SHBA godet cisternën iraniane në Gjirin e Omanit

May 6, 2026
Kontrolle të befasishme në burgun e Fushë-Krujës, Drejtoria e Burgjeve zbarkon me forca në terren

Kontrolle të befasishme në burgun e Fushë-Krujës, Drejtoria e Burgjeve zbarkon me forca në terren

May 6, 2026
Aksidentit tragjik, Afrim Tafa shkarkohet nga drejtimi i Policisë së Durrësit

Aksidentit tragjik, Afrim Tafa shkarkohet nga drejtimi i Policisë së Durrësit

May 6, 2026
“Paketa e Maleve”, Demo: 3 bashki të reja miratojnë zonat prioritare, procesi drejt përfundimit në fund të majit

“Paketa e Maleve”, Demo: 3 bashki të reja miratojnë zonat prioritare, procesi drejt përfundimit në fund të majit

May 6, 2026
Ndryshon formula e pagesave, qeveria jep detaje nga skema e re e dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politikë

Ndryshon formula e pagesave, qeveria jep detaje nga skema e re e dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politikë

May 6, 2026
Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

Zgjedhjet pa garë në PD, eksperti: Berisha ka humbur mbështetjen tek demokratët

May 6, 2026
Tragjedi në Divjakë, 57-vjeçari humb jetën pasi përmbyset zetori në arë

Tragjedi në Divjakë, 57-vjeçari humb jetën pasi përmbyset zetori në arë

May 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In