Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka përshëndetur deklaratat e qeverisë për Çamërinë, por ka kërkuar reagim urgjent për kthimet e shqiptarëve nga pala greke në doganë. Idrizi i kërkon qeverisë shqiptare që të reagojë dhe të merren masat për rastet e shqiptarëve që janë kthyer nga Greqia.
Idrizi shprehet se në mesin e shumë të kthyerve në kufi, sipas tij është edhe një e moshuar 80-vjeçe, për shkak të vendlindjes së saj, Çamëri, ndërsa do të kërkojmë që të hapet një shkollë shqipe në Çamëri.
“I kërkoj qeverisë shqiptare, kryesisht ministrit Bushati dhe ministrit të Brendshëm të merren me rastet e kthimeve në kufi. Një e moshuar 80-vjeçe është kthyer në kufi për shkak të vendlindjes, Çamëri. Do të kërkojmë të hapin shkollë shqipe në Çamëri” tha ai.
Për kthimet e shqiptarëve në kufi reagoi ministri i Brendshëm Tahiri duke i kërkuar drejtorit të policisë greke, që ishte dje në Tiranë, që të mos ketë kthime të pajustifikuara. Përsa i përket debatit për Himarën, Idrizi deklaroi se është tokë shqiptare.
Për kthimet e shqiptarëve në kufi reagoi edhe ministri i Brendshëm Tahiri duke i kërkuar drejtorit të policisë greke, që ishte dje në Tiranë, që të mos ketë kthime të pajustifikuara.
Përsa i përket debatit për Himarën, Idrizi deklaroi se është tokë shqiptare.