• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria, de jure/de facto

by Ben Andoni
05/11/2016 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Prej vitesh Shqipëria është peng i imazhit dhe dukjes false. Kjo peshë hipotetike është bërë kaq e madhe në ditët tona, saqë të gjithë shqiptarët janë të ngarkuar me problemin e dukjes.

Madje kjo peshë i bën njerëz të zakonshëm, personalitetet, por edhe institucione të ndryshme për t’u dukur më perëndimorë sesa duhet, duke ua ndryshuar me zor imazhin. Në këtë psikozë kolektive, duket se janë të përfshirë më shumë se të gjithë administrata dhe qeveritarët tanë.

Që do të thotë se të gjitha qeveritë e pas viteve ‘90 përpiqen që të tregojnë një vend në zhvillim, me qytete të reja, rrugë të reja, asfaltime dhe risi.

Në fakt, brenda kësaj dukjeje shpesh false, jeton shqiptari i ditëve tona, anipse shqiptari i viteve ‘90 vuan masivisht nga papunësia, nga padrejtësia e administratës së tij, gjyqësori makabër, mungesa e vazhdueshme e shërbimeve dhe cinizmi shtetëror kudo etj.

Por le të shkojmë tek imazhi. Qendra e re e Korçës është një risi, dhe po ashtu edhe Pazari i saj, porse fatkeqësisht shumica e dyqaneve janë të mbyllura. Tirana ka ndryshimet më drastike, dhe kjo duket, porse pedonalja e saj në shumë muaj është gati e papërdorshme nga kioskat e vockla dhe tregtarizimi në skaj i saj.

Për Durrësin je pa fjalë prej cinizimit të pushtetit lokal të sotëm, sepse është ndërtuar në sy të të gjitha qeverive deri mbi një nga gjetjet më të madha arkeologjike të gjysmëshekullit, mbi strukturën tregtare të qytetit antik, e cila tashmë mund të kundrohet poshtë një pallati.

Shqipëria de jure e qeveritarëve është krejt larg nga Shqipëria de facto e qytetarëve që kalojnë mbi këto pedonale të rregulluara dhe rrugë të bukura, që më shumë shërbejnë për propagandën e qeverisë “Rama” sesa për njerëzit, që ecin mbi to kokulur prej halleve.

Ndërkohë që, punët që po bëhen përmes Fondit të Zhvillimit vërtet të krijojnë një ndjesi të mirë, por në të gjitha rastet mendon nëse kjo është vërtet më e mira për njerëzit. Për fat të keq jo! Në emisionin më të ndjekur shqiptar të mëngjesit, kupton se mungojnë ende rrugë reale për mbijetesë; mund të dëgjosh se në qytetet ku po shtrihet kaq shumë dora e dukjes qeveritare, shqiptarëve u mungojnë shërbimet bazë. Në Durrës mungon rëndom uji dhe ka plehra kudo, ashtu si në Tiranë, ku ndotja ka shifra të frikshme.

Në qytetet e tjera, ku dora e Fondit të Zhvillimit ende s’ka arritur, ankohen deri invalidët për mospagimin në kohën e duhur, prej një administrate e cila po e kalon në bëma atë të mëparshmen.

Një cinik pas këtyre rasteve mund të përdorë fjalinë pyetëse: Cilët janë me emra? Nuk do shumë mundim; mjafton që të zgjohet në mëngjes e të dëgjojë me emra dhe me akuza njerëzit direkt se cilët e mbajnë peng Shqipërinë.

Dhe, ata, fatkeqësisht janë shumë. Kjo, pra, është Shqipëria de facto, e cila e bën krejt të zhbërë Shqipërinë llamburitëse de jure, atë që kapin me një glimpse disa të huaj optimistë (shumë herë të paguar nga administrata qeveritare), që pastaj e shumëfishojnë zyrtarët tanë.

Shqipëria de jure e 2016-ës të lëbyr sytë me honin që po krijon, me një masë gjithnjë e më të madhe të njerëzve të pakënaqur dhe të pamundur të cilët gjallojnë me vështirësi në Shqipërinë de facto. (Javanews)

Next Post
Vdes në burgun e Prizrenit aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari

Vdes në burgun e Prizrenit aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një Champions për Interin? Nga humbja e trofeve te rënia në kategoritë e ulëta, çfarë pritet të ndodhë me Manchester Cityn

Një Champions për Interin? Nga humbja e trofeve te rënia në kategoritë e ulëta, çfarë pritet të ndodhë me Manchester Cityn

September 30, 2026
Këshilli Bashkiak i Cërrikut rrëzon Territorialen e PS-së dhe voton kundër bashkimit me Elbasanin!

Këshilli Bashkiak i Cërrikut rrëzon Territorialen e PS-së dhe voton kundër bashkimit me Elbasanin!

September 30, 2026
“Rama” ndez debatet edhe te Kultura, Zhupa përmend dosjet e SPAK dhe librin e arkitektëve, socialistët reagojnë: E dinim se do vije kasetën…

“Rama” ndez debatet edhe te Kultura, Zhupa përmend dosjet e SPAK dhe librin e arkitektëve, socialistët reagojnë: E dinim se do vije kasetën…

September 30, 2026
Zbardhen detajet nga sulmi në fluturimin Dubai-Tel Aviv, ndihmëspiloti dyshohet se goditi me thikë kapitenin e avionit!

Zbardhen detajet nga sulmi në fluturimin Dubai-Tel Aviv, ndihmëspiloti dyshohet se goditi me thikë kapitenin e avionit!

September 30, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Tre parqet fotovoltaikë të Ersekës

September 30, 2026
Pekini zyrtar: Mekanizmi evropian “301” cenon tregëtinë midis Kinës dhe BE-së!

Pekini zyrtar: Mekanizmi evropian “301” cenon tregëtinë midis Kinës dhe BE-së!

September 30, 2026
Rama pret Von der Leyen në Kryeministri, një grup i vogël protestuesish mblidhen në afërsi të godinës qeveritare! Tensione mes tubuesve dhe Policisë

Rama pret Von der Leyen në Kryeministri, një grup i vogël protestuesish mblidhen në afërsi të godinës qeveritare! Tensione mes tubuesve dhe Policisë

September 30, 2026
PD mbledh Kryesinë, propozohen ndryshime në statut: Rritje e përfaqësimit të diasporës dhe grave

“Ligj i ri për hallet e vjetra”- Propozimet e Ramës për ndryshimet në Kodin Penal, PD akuzon: S’i intereson kush rri në paraburgim me të drejtë ose jo, por…

September 30, 2026
Presidentja e Komisionit Evropian zbarkon në Shqipëri për turin Ballkanik, Von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga Rama! Në fokus integrimi në BE

Presidentja e Komisionit Evropian zbarkon në Shqipëri për turin Ballkanik, Von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga Rama! Në fokus integrimi në BE

September 30, 2026
“Shqipëria është e pastër”, ISHP: Nuk ka asnjë rast me virusin e Nilit Perëndimor

Virusi i Nilit Perëndimor ngre përsëri alarmin, 2 raste të reja shfaqen në Shqipëri! Shkon në tre numri i të infektuarve nga mushkonjat

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com