Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Himarën, Akropolin, apelin ndaj Greqisë që të hiqet Ligji i Luftës që është ende në fuqi nga shteti grek ndaj Shqipërisë, por dhe zgjidhjen që presin çamët për pronat në territoret jashtë kufirit, vjen reagimi i parë. Nuk është deklaratë më shumë sesa një ironi me fotomontazh.
Një media nacionaliste greke publikon foton ku shfaqen kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me qylaf mbi kokë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me çallmë dhe ai turk Taip Erdogan me emblemën e Sulltanit. Sipas grekes, “Pelasgoskoritsas” shteti grek duhet të zgjohet dhe të vërtetojë se nuk ka gisht Turqia pas komenteve të bëra nga Rama ditët e fundit ndaj Greqisë.
ma.me