Koorporata shumëkombëshe e masmedias Thomson Reuters deklaroi të martën se do të shkurtojë rreth 2 mijë vende pune në mbarë botën, ose rreth 4 përqind të fuqisë punëtore të saj.
Shkurtimi, i cili prek 150 qendra në 39 vende të botës do të ndikojë kryesisht tek gupet financiare e ato të rriskut, ndërmarrjet, teknologjia dhe grupet operatore.
Sipas zëdhënësit të agjencisë së lajmeve, kompania ka rreth 48,000 punëtorë në mbarë botën.
Drejtori ekzekutiv, Jim Smith, tha se ndryshimet vijnë si pjesë e përpjekjeve shumëvjeçare të kompanisë për të modernizuar bizneset.
“Vendimi ka qëllim thjeshtimin e burokracive dhe shtresave që kanë shtuar kompleksitetin dhe kanë ngadalësuar rritjen, tha ai, duke shtuar se këto veprime nuk kanë të bëjnë me kushtet e tregur apo performancën e dobët”
Thomson Reuters themelues i Reuters News, i cili është në konkurencë për klientë financiare me Bloomberg dhe korporatën Dow Jones unit, ka theksuar se nga shkurtimet nuk do të preket redaksia e gazetarëve.
Më herët kompania raportoi një rënie të të ardhurave neto në tremujorin e tretë të këtij viti. Të ardhurat neto ishin 286 dollarë ose 36 cent për aksion, krahasuar me 293 dollarë të një viti më parë./oranews/a.k