• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia Bashkiake certifikohet nga gjermanët e DEKRA-s, Veliaj: Qyteti më i sigurtë në rajon!

by A R
21/09/2024 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas administratës qendrore të Bashkisë së Tiranës, kompania e njohur gjermane e certifikimit të standardeve të shërbimit “DEKRA”, ka vlerësuar me certifikatën ISO-9001 edhe punën e Policisë Bashkiake të Tiranës, e cila bëhet kështu, trupa e parë e policisë në vendin tonë që merr këtë lloj vlerësimi.

Pas marrjes së certifikimit nga drejtuesit e DEKRA-s, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm për Policinë Bashkiake dhe punën e saj në këto 10 vjet.

“E vlerësoj shumë përkushtimin tuaj disa mujor për të kontrolluar të gjitha procedurat e më në fund, për të certifikuar Policinë Bashkiake me certifikatën e standardeve ISO-9001 215, si e vetmja polici në Republikën e Shqipërisë me këtë lloj vlerësimi. Më vjen mirë që e dëgjova edhe në fjalimin tuaj se jeni ndjerë i sigurt në Tiranë. Është një lajm që e ndajnë, deri tani për ketë vit, edhe nga 9 milionë turistë që kanë vizituar qytetin tonë. Sot, Tirana, kur vjen puna për rastet e krimeve të vogla, ka numrin më të ulët në rajonin tonë dhe Evropën Jugore”, theksoi Veliaj.

“Ajo që nisi dikur, në vitet 2000-01, si një skuadër shumë e vogël me vetëm 30 policë, sot është një trupë e jashtëzakonshme e 600 burrave e grave. Unë nuk e di nëse do ta kalonim dot certifikimin ISO, kur e filluam këtë punë në vitin 2015, kur një pjesë e madhe e trupës policore që gjetëm ishte jashtë çdo standardi. Në pjesën më të madhe, as nuk vinte në punë. Kurse, ata që vinin në punë, në fakt bashkëpunonin me krimin. Por, sot Policia Bashkiake është aleate me qytetarin”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se aleati i Policisë Bashkiake sot janë vetëm qytetarët dhe jo ata që zënë parkimin e lagjes për të bërë biznes informal.

Ai u ndal edhe te puna e policisë në ndihmë të agjencive të tjera të bashkisë.

“E di që ka deputetë, të cilët mërziten shumë kur u vihet një gjobë, por Rruga e Elbasanit ka vetëm dy korsi. Kur deputetët zënë një korsi të tërë, vetëm 10 mund të parkojnë. Por, ka edhe 130 kolegë të tjerë që pengohen prej kësaj. Ndërkohë, ka edhe 1 milionë e 300 mijë të tjerë që, në një ditë, përveç rezidentëve, plus turistët, që pengohen prej asaj shkeljeje. Për çdo njeri që mërzitet, gëzohen 1 mijë të tjerë, që duan ligj dhe duan ta shohin Policinë Bashkiake si aleaten e tyre më të madhe. Qëllimi im është që ta kalojmë këtë certifikim çdo një apo dy vjet, sepse është shumë e rëndësishme që standardet që kemi, të mos i ulim poshtë. Sot nuk ngacmon njeri dikë që shet lule apo që shet libra në Tiranë, ama dikë që zë gjithë parkimin e lagjes për të bërë një biznes informal, sigurisht që ai nuk mund të jetë aleati ynë.

Dikush që ende në 2024 pretendon të ndërtojë pa leje, nuk mund të jetë aleati ynë. Dikush që shkakton zhurmë në komunitet dhe për qejfin e muzikës së tij fëmijët duhet të rrinë pa gjumë e pa bërë detyrat, ai sigurisht që s’është aleati ynë. Për sa kohë që aleancën e kemi me qytetarët, ju garantoj se ‘DEKRA’ dhe institucionet e tjera do të na certifikojnë me sukses. Ishit ju të parët [punonjësit e Policisë Bashkiake, që na sinjalizuat se, një nga kompanitë private të mbledhjes së mbetjeve nuk po kryente detyrën siç duhet. Më mirë një fund i tmerrshëm, se një tmerr pa fund. Ndaj, dua t’ju vlerësoj për faktin se përveçse shkëlqeni në punën tuaj, ndihmoni edhe agjenci të tjera të bashkisë të bëjnë punën e tyre”, tha Veliaj.

Më tej, kryebashkiaku u ndal edhe te porositë për vitin e ardhshëm, kur Tirana do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”, me mbi 1 mijë aktivitete nga shtete dhe kultura të ndryshme.

“Ne patëm një super histori suksesi me Tiranën ‘Kryeqyteti Europian i Rinisë’ përpara dy vitesh, pastaj si ‘Qyteti Europian i Sportit’ para një viti, dhe këtë vit me Presidencën e B40. Por, vitin tjetër kemi një sfidë edhe më të madhe: Duhet të jemi Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Në Tiranë do të zhvillohen rreth 1 mijë aktivitete, çdo ditë do të ketë 3-4 aktivitete të mëdha, nga mbi 40 e ca vende që përfaqësojnë bashkimin e Mesdheut. Është një organizatë politike e të gjitha shteteve, por përfshin përveç vendeve të Europës, edhe një pjesë të vendeve të veriut të Afrikës dhe një pjesë të vendeve të Lindjes së Mesme”, tha kryetari i bashkisë.

Drejtori i menaxhimit të DEKRA-s, vlerësoi sigurinë e Tiranës për turistët që kanë vizituar kryeqytetin, duke e cilësuar këtë një arritje mjaft domethënëse.

“Ju jeni një vend i bukur. Ju meritoni të jeni pjesë e Bashkimit Europian. Do të njoftoj kontributin kontributin e zotit Veliaj, kryetarit tuaj të bashkisë dhe ekipit të tij se ata e njohin rëndësinë e këtij procesi, në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë të arrish standarde. Standarde që në fund duhet të jenë rezultat i një jetese më të mirë në Shqipëri. Gjithashtu detyra juaj është të kontribuoni për sigurinë e të gjithë mysafirëve që vijnë nga jashtë dhe qytetarëve të qytetit të Tiranës. Nëse keni bërë kërkime në internet, do të zbuloni se rezultatet për kënaqësinë e turistëve janë shumë të larta. Sa i përket sigurisë në Tiranë, ajo është në krye. Pra, kjo është një arritje vërtet shumë domethënëse e të gjithëve juve, zotit kryetar bashkie dhe ekipit të tij”, deklaroi ai.

Pak ditë më parë, kompania gjermane DEKRA vlerësoi me certifikatën ISO-9001 edhe punën e aparatit qendror të Bashkisë së Tiranës. DEKRA, është sot një nga organizatat kryesore të ekspertëve në botë, me shërbim të kualifikuar dhe të pavarur, e cila punon për sigurinë në më shumë se 50 vende.

/a.r

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shtator 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KUVENDI LIVE! Berisha: Duam mocion me debat me Ramën; Balla: Të sfidoj të dalësh sot në protestë!

KUVENDI LIVE! Berisha: Duam mocion me debat me Ramën; Balla: Të sfidoj të dalësh sot në protestë!

June 18, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

Debate në gjyqin e Metës, prokurori: Nën cilësinë e kryetarit të LSI, ke kryer “pastrim të parave”!

June 18, 2026
“Do ta merrja menjëherë në ekip”/ Presidenti i Brazilit habit botën: Messi më i mirë se yjet e Seleçaos

“Do ta merrja menjëherë në ekip”/ Presidenti i Brazilit habit botën: Messi më i mirë se yjet e Seleçaos

June 18, 2026
As 50 mijë euro garanci pasurore nuk bëjnë punë, Apeli i GJKKO-së lë në burg Metën

Apeli i GJKKO i rrëzon kërkesën, Ilir Meta mbetet në burg

June 18, 2026
Gogu: PS mbështet ndryshimet në Kodin Penal, amnistia së shpejti në Parlament

Koçeku u ankua për Bajrajt, reagon ministri i Drejtësisë: Institucionet të zbatojnë urgjentisht detyrën

June 18, 2026
“Ka rënë euro. Çfarë bëni ju si opozitë?”, Meta pyet Blushin në gjyq, ndërhyn Kryemadhi: Po Dumani çfarë bën me…

“Ka rënë euro. Çfarë bëni ju si opozitë?”, Meta pyet Blushin në gjyq, ndërhyn Kryemadhi: Po Dumani çfarë bën me…

June 18, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

Amnistia penale, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, ulje dënimi për 869 të tjerë

June 18, 2026
Të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët/ Qytetarët bëjnë 8451 ankesa për Drejtësinë, kërkojnë ndërhyrjen e ILD

Falsifikim dokumentesh për pronat, shpallen në kërkim 3 persona, ish-zyrtarë të ASHK-së mes të dyshuarve

June 18, 2026
Anglia shkruan histori pas fitores ndaj Kroacisë, vendos rekord në ndeshjet hapëse të Botërorit

Anglia shkruan histori pas fitores ndaj Kroacisë, vendos rekord në ndeshjet hapëse të Botërorit

June 18, 2026
Nga trashëgimia shqiptare tek fluturimi i shpendëve, një urë Shqipëri-Kinë

Nga trashëgimia shqiptare tek fluturimi i shpendëve, një urë Shqipëri-Kinë

June 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In