Provoni këto lëvizje të cilat e rrisin kënaqësinë seksuale.Merrni frymë, nxjerrni frymën. Sigurisht se këtë e bëni që të dy gjatë gjithë ditës. Por, a e keni ditur se duke i kushtuar vëmendje frymëmarrjes gjatë seksit mund të jetë çelësi i një seksi të bukur?
Provoni këto lëvizje të cilat e rrisin kënaqësinë seksuale.Merrni frymë, nxjerrni frymën. Sigurisht se këtë e bëni që të dy gjatë gjithë ditës. Por, a e keni ditur se duke i kushtuar vëmendje frymëmarrjes gjatë seksit mund të jetë çelësi i një seksi të bukur?
Këtu janë disa teknika të frymëmarrjes gjatë seksit të cilat ju bëjnë të ndiheni më mirë.
Ngadalësojeni atë – Shumica e femrave marrin frymë shumë shpejtë gjatë aktit seksual, dhe më pas ato e mbajnë frymëmarrjen e tyre gjatë një orgazme. “E gjitha kjo ndodh në mënyrë automatike, duke mos menduar fare për të”, thotë Barbara Bartlik, një psikiatër dhe terapiste e seksit.
“Për të rritur intensitetin e orgazmës tuaj, ngadalësojeni frymëmarrjen, bëni frymëmarrje të thella dhe do ta shihni se do të jeni më mirë. Duke ngadalësuar gjithçka, ju do të keni kënaqësi më të madhe”, thotë ajo.
Merrni frymë së bashku – Të merrni frymë së bashku me partnerin tuaj është një teknikë e thjeshtë por e fuqishme për të rritur lidhjen emocionale me partnerin, që mund të çojë edhe në orgazma të njëkohshme, thotë Sayaka Adachi, një seksolog i njohur klinik dhe trajner i orgazmave në San Diego.
Provoni që të merrni frymë së bashku pesë minuta para, gjatë dhe pas seksit. Ju do të ndjeheni më mirë.
Merrni frymë së bashku: teknika – Ja se si bëhet: Shtrihuni në shtrat duke e shikuar njëri tjetrin në sy. Duke e bërë këtë, bëhuni të vetëdijshëm për frymëmarrjen tuaj. Pastaj, dallojeni frymëmarrjen e tij. Tani, provoni që të sinkronizoni frymëmarrjen tuaj ashtu që të dy të thithni dhe nxirrni frymëmarrjen në të njëjtën kohë.
Kjo do të jetë më e lehtë për ju nëse filloni të merrni frymë më thellë se normalisht, kështu që ai mund të sheh, dëgjojë dhe ndjejë frymëmarrjet tua. Thuaj atij që ta bëjë të njëjtën gjë për ty. Pasi të jeni duke marrë frymë sikur të ishit një person, imagjinoni vetën sikur jeni shkrirë në njëri-tjetrin, duke mos e ditur se ku fillon ti dhe ku mbaron ai.
Me këtë teknikë ju do të ndjeheni me të vërtetë shumë më mirë se zakonisht. (b.an)