• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrogat e pensionet/ Rama: Japim dyfishin e parave që dha Saliu, s’jemi më të fundit e rajonit

by Java News
23/10/2016 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ja ka dedikur “komunikimin e javës” në rrjetin e tij social, vendimit të qeverisë për rritjen e rrogave dhe pensioneve vitin e ardhshëm, duke thënë se brenda një mandati të të majtëve, do të jepet dyfishi i parave që janë dhënë në 8 vite nga ana e qeverisë Berisha, për rritjen e rrogave dhe pensioneve.

Kryeministri Rama tha se vitin e ardhshëm do të hiqen nga buxheti i shtetit 100 mln dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve. Kreu i qeverisë ka dhënë dhe një mesazh për të gjithë punonjësit dhe qytetarët e vendit, se reformat e udhëhequra nga qeveria Rama, kontributorët kryesorë janë shqiptarët.

“Ata që qeverisën më parë nuk kishin sesi ti hynin peripecive të reformave, pasi nuk e besonin se shqipëria mund të bëhej.

Ata nuk besonin se Shqipëria mund të bëhet, një vend ku drita e semaforit ka të njëjtën ngjyrë, si për njerëzit e zakonshëm ashtu edhe për ata me pushtet.

Që Shqipëria të bëhej një vend ku mund të ndalohej duhani në ambientet publike, ku mund të paguhej fatura për të gjithë ata që konsumonin energjinë elektrike,

Ata nuk e besonin se Shqipëria mund të ksihte më shumë sesa një shesh si ai në kryeqytet, e jo më në të gjitha qytetet.

Ata nuk e besojnë sot e gjithë ditën dhe as nuk do ta besojnë asnjëherë se Shqipëria do të ketë një sistem drejtësie të drejtë.

Ata besonin dhe besojnë tek pushteti, jo tek Shqipëria.

Pikërisht besimi se vendi mund të bëhet më ka sjellë në këtë detyrë… me këtë bindje që ne duhet dhe mund të bëjmë shtet, kemi qeverisur dhe do të vazhdojmë që të çojmë përpara reformat…

Nga një anë rezistenca e incercia e të bërit te të parit të gjërave në këtë vend, nga ana tjetër qëndresa e interesave të paprekura, dhe përballë në çdo çast, rezistenca e të gjitha shtresave të kalbura të politikës së vjetër, që jeton me baltë dhe baltos kur të mundet dhe kë të mundet.

Pas 3 vjetësh përpjekje, ne kemi vendosur që të mos presim më shumë për ti ndarë përmes ndarjes së një sasie të madhe buxhetore, frytet e para të këtyre reformave, me ata që në fund të fundit i garantojnë reformat me punën dhe sakrificat e tyre

Gjykojmë se është koha jo thjesht për rritur rrogat e mësuesit, mjekëve, infermierëve, policëve e ushtarakëve e të gjithëve me rradhë, por është koha po ashtu për ti dhënë po ashtu përmes një rritje të ndjeshme të rrogave, të gjitha kësaj force të madhe mbështetëse të reformave, mesazhin e qartë të vetëdijes sime dhe kësaj shumice qeverisëse, se roli i tyre është i pazëvendësueshëm për ti cuar përpara refoirmat. Familjet e tyre meritojnë të marrin sot një shpërblim domethënës, se reformat, vërtet i udhëheqim ne, por janë ata dhe mbështetja e tyre që i bëjnë të mudnura… ashtu sic është koha për ti dhënë një mesazh të gjithë pensionistëve, për ti dhënë një mesazh kuptimplotë, respekti në rradhë të parë, për madhështinë njerëzore që përballojnë jetën, edhe pse në këtë pikë do dua të them… sado të bëjmë ne për pensionistët, nuk do të jetë asnjëherë sa ato meritojnë e aqsa do donim ne të ishte.

Kemi vendosur të lëvizim plot 100 mln dollarë për rrogat dhe pensionet. Sa për të pasur një ide, qeveria e mëparshme ndau nga buxheti i shtetit 124 mln dollarë në 8 vite për rrogat dhe pensionet… në një mandat brenda buxhetit të shtetit kemi ndarë dyfishin e parave që qeveria e shkuar ndau në dy mandate.”- tha Rama.

Next Post
Presidenti Pavlopulos: Shkupi vjedh dhe falsifikon historinë

Presidenti Pavlopulos: Shkupi vjedh dhe falsifikon historinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar

Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar

August 14, 2026
PDK sërish ‘ia zë’ derën Kurtit: Do vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues

PDK sërish ‘ia zë’ derën Kurtit: Do vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues

August 14, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Edhe horoskopi është më frymëzues se narrativat e opozitës politike

August 14, 2026
“Synonin të vrisnin 4 mijë njerëz njëkohësisht”, Hezbollah akuza Izraelit për shpërthimet në Liban: Kaloi vijën e kuqe

Vëllezërit përplasen për pronat në Vlorë, ndërhyrja e Policisë shmang vrasjen. Një i arrestuar

August 14, 2026
Sulmi izraelit vret shefin e policisë së Gazës

Sulmi izraelit vret shefin e policisë së Gazës

August 14, 2026
Farage merr mandatin e deputetit, ‘armiku’ i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

Farage merr mandatin e deputetit, ‘armiku’ i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

August 14, 2026
Spalletti ngre “murin” te Juventusi, pas Celik vjen edhe kolumbiani Lucumi

Spalletti ngre “murin” te Juventusi, pas Celik vjen edhe kolumbiani Lucumi

August 14, 2026
Zjarret në vend: 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë

Zjarret në vend: 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë

August 14, 2026

Shqiptarët mbajnë lidhje të forta, 24,6 % e popullsisë takohet përditë me familjen

August 14, 2026
Shqipëria po de-industrializohet, me rënien më të fortë të prodhimit në Europë pas Ukrainës

Shqipëria po de-industrializohet, me rënien më të fortë të prodhimit në Europë pas Ukrainës

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com