Gjatë vizitës në Greqi, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, është pritur nga kryeministri grek Aleksis Tsipras. Biseda mes të dyve është përqëndruar në marrëdhëniet mes Shqipërisë e Greqisë.
Por i ndalur tek disa plagë që shënon historia mes dy vendeve, Meta u shpreh:
“Natyrisht, si të gjithë fqinjët, në historinë e marrëdhënieve tona kemi disa plagë, por nuk janë këto që dominojnë marrëdhëniet tona.
Ato dominohen nga interesat e përbashkët, dhe dihet që një plagë edhe kur e përkëdhel, prapë e lëndon”.
Deklarata bëhet në momentin kur cështja Çame është njohur nga BE dhe reagimet e ashpra të Greqisë për këtë pikë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se, Meta i ka shprehur Tsipras se beson që marrdhëniet mes dy vendeve do marrin hov të ri.
“Por unë besoj që ne me urtësi dhe me vullnet pozitiv, jo vetëm që do t’i japim një hov të ri marrëdhënieve të gjithanshme shqiptaro-greke, sepse kjo është një kërkesë e qytetarëve tanë, por dhe t’i trajtojmë në mënyrë konstruktive sipas edhe përkatësisë evropiane që na takon të gjitha çështjet e mbartura nga e kaluara”.