• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kënd i ri lojrash në Allias, Veliaj: Ambiente të tilla në çdo lagje të qytetit

by A R
12/10/2016 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zonës së Alliasit në Njësinë Administrative nr. 4 në kryeqytet i është shtuar një hapësirë e re për fëmijët dhe të rinjtë ku mund të kalojnë kohën e lirë. Në vijim të mbajtjes së premtimit për të krijuar 12 kënde lojërash në çdo lagje të Tiranës, Bashkia e Tiranës përfundoi në kohë rekord këndin më të ri të lodrave në  sheshin “Shyqyri Peza”.

Punimet u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili teksa vlerësoi cilësinë e punimeve, theksoi se kjo hapësirë u shërben të gjitha moshave.

“Ky është këndi i pesti i lojërave që po hapim. Është një hapësirë jo vetëm për yjet tanë të ardhshëm të futbollit, por sigurisht edhe për princeshat tona që do të kenë këndin e tyre të lodrave, edhe për gjyshërit dhe për gjyshet që do të kenë mundësi të rrinë me nipat dhe me mbesat në një hapësirë të pastër dhe në një hapësirë që i bën njerëzit bashkë, ashtu siç duhet të jetë gjithë komuniteti në Tiranë dhe gjithë Tirana bashkë”, tha Veliaj.

Më tej, ai shtoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur, krahas disa investimeve të tjera që bashkia ka bërë në këtë zonë.

“Është një kënaqësi e veçantë që kthehemi këtu pas 1 viti. Filluam punimet vetëm disa javë më përpara dhe më vjen mirë që e gjithë kjo hapësirë e çliruar nga papastëritë, ndërtimet pa leje, zaptimet, sot i është kthyer fëmijëve të lagjes. Jam shumë i lumtur për ta dhe për gjithë fëmijët e Tiranës”, shtoi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj u shpreh gjithashtu i sigurt se përqendrimi i fokusit të punëve të bashkisë te çerdhet, kopshtet, shkollat dhe te këndet e lojërave është investimi më i mirë që i bëhet një qyteti dhe të ardhmes së tij.

“Unë e mbaj mend datën 1 qershor se çfarë lumturie ishte hapja e këndit të lodrave te Liqeni. Shumë njerëz që panë gjithë atë debat nuk e kuptuan se për çfarë po bëhej gjithë ai sherr, për kënde lodrash. Por, prania e aq shumë fëmijëve, e prindërve të lumtur, ishte në fakt garancia që po bënim gjënë e duhur dhe e vazhduam atë projekt nga këndi i lodrave te liqeni, në këndet e lodrave në çdo lagje”, theksoi Veliaj.

Ndërkohë që deputetja, Blerina Gjylameti ka falenderuar bashkinë për këtë investim, i cili i jep banorëve të zonës një tjetër hapësirë ku mund të argëtojnë fëmijët, si dhe të kalojnë kohën e tyre të lirë.

“Këtu vijmë një vit më pas, me një premtim të mbajtur. Para një viti kemi patur një takim me zonën e Alliasit, ku pamë një tabelë, e cila kishte filluar punimet para tre viteve dhe tabela qëndronte ende në këmbë, kurse punime nuk kishte. Premtimi është i mbajtur dhe dua të falënderoj mbështetjen që na ka dhënë kryetari i bashkisë. Ne i dhamë mbështetjen tonë, ai vazhdon të na mbështesi çdo ditë me ndryshimet që ka bërë në njësinë 4, me parqe, kënde lojërash, të cilat i japin jetë të gjithë zonës, por mbi të gjitha i japin mundësi fëmijëve tanë të kenë një jetë normale”, tha Gjylameti.

Këndi i lojërave në Allias ka një sipërfaqe totale prej 1408 m2, nga të cilat 592 m² sipërfaqe e gjelbëruar, sipërfaqe e shtruar me rërë dhe e pajisur me lodra 218 m² dhe sipërfaqe e përdorur për kalim 164 m². Këndi është i pajisur me lojëra gjithëpërfshirëse, si dhe me një minifushë futbolli.

ma.me

 

 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lara Colturi ngjitet përsëri në podium, këtë herë në SHBA! Lë pas ‘mbretëreshën’ e skive dhe udhëheq renditjen e përgjithshme

Lara Colturi ngjitet përsëri në podium, këtë herë në SHBA! Lë pas ‘mbretëreshën’ e skive dhe udhëheq renditjen e përgjithshme

November 29, 2026
Zgjedhjet në Spanjë/ Sondazhet e para i japin kryesimin opozitës në 13 nga 17 rajone, edhe Ceutën e goditur nga emigracioni!

Zgjedhjet në Spanjë/ Sondazhet e para i japin kryesimin opozitës në 13 nga 17 rajone, edhe Ceutën e goditur nga emigracioni!

November 29, 2026
Peng i kokainës, Jan Prenga i vdekur pa u gjetur ende trupi! Historia e një misteri, përgjimet, hetimet dhe enigma

Peng i kokainës, Jan Prenga i vdekur pa u gjetur ende trupi! Historia e një misteri, përgjimet, hetimet dhe enigma

November 29, 2026
Muzikë dhe atmosferë elektrizuese, Vlora i jep fund festimeve të nëntorit!

Muzikë dhe atmosferë elektrizuese, Vlora i jep fund festimeve të nëntorit!

November 29, 2026
Kategoria Superiore/ Egnatia rikthehet te fitorja, mund Elbasanin dhe i shkëputet në krye të renditjes!

Kategoria Superiore/ Egnatia rikthehet te fitorja, mund Elbasanin dhe i shkëputet në krye të renditjes!

November 29, 2026
U plagos rëndë në protestën e djeshme, mjekët: Briken Tuci do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale!

U plagos rëndë në protestën e djeshme, mjekët: Briken Tuci do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale!

November 29, 2026
FOTO/ Edhe dita e Çlirimit u “festua” me protestë të dhunshme, Tirana kthehet në ‘shesh lufte’ mes molotovëve, gurëve, hunjve, gazit dhe ujit!

Mbyllet protesta e dhunshme e 29 Nëntorit, mbi 6 orë tensione dhe përplasje me Policinë në bulevard e sheshe!

November 29, 2026
Çfarë zbulojnë arkivat gjermane për Luftën Nacional-Çlirimtare! Flet historiani Marenglen Kasmi, zbulon dokumentet

Çfarë zbulojnë arkivat gjermane për Luftën Nacional-Çlirimtare! Flet historiani Marenglen Kasmi, zbulon dokumentet

November 29, 2026
Grabitën shtëpinë e Princit William në Angli, 2 shqiptarët Doku dhe Ndoci dalin nesër në Gjykatë! Ja çfarë pritet të ndodhë, kishin hyrë…

Grabitën shtëpinë e Princit William në Angli, 2 shqiptarët Doku dhe Ndoci dalin nesër në Gjykatë! Ja çfarë pritet të ndodhë, kishin hyrë…

November 29, 2026
‘Paqe’ në klasiken e Anglisë, spektakël me gola dhe protesta, por Arsenal e Manchester City e mbyllin në barazim!

‘Paqe’ në klasiken e Anglisë, spektakël me gola dhe protesta, por Arsenal e Manchester City e mbyllin në barazim!

November 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In