Në pranverën e kaluar WhatsApp kishte lëshuar një kod të ri përmes të cilit shtohej një shtresë e re e sigurisë për miliarda përdoruesit e aplikacionit, duke krijuar kështu rrjetin më të gjerë të mesazheve të koduara në histori.
Tani, kompania amë e WhatsApp, Facebook, poashtu ka përmirësuar sigurinë në aplikacionin tjetër të bisedave, Facebook Messenger. Një zyrtar i Facebook ka bërë të ditur për Wired se kompania ka përfunduar punën në lansimin e bisedave sekrete për 900 milionë përdoruesit e Facebook Messenger, gjatë javës së kaluar.
Tipari i ri do të mundësojë kodimin e mesazheve kështu që askush nuk mund të lexojë një mesazh të koduar përveç dy bashkëbiseduesve në bisedë.
“Mesazhet e juaja janë tashmë të siguruara, por me ‘Secret Conversations’ ju mund të fshihni bisedat prej një pajisje në tjetrën,” thuhet në përshkrimin e aplikacionit kur përdoruesit lançojnë bisedat e koduara.
Opsioni i kodimit të një mesazhi do të paraqitet në anën e djathtë të opsionit për mesazh të ri (new message), pasi të keni përditësuar aplikacionin Messenger. Tipari i ri poashtu iu mundëson të zgjidhni kohën e skadimit të mesazhit, prej 5 sekondave deri në një ditë, ngjashëm me tiparin e Snapchat.
ma.me