Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror Shkëlqim Hajdari ka pritur dje ambasadorin francez në Tiranë Bernard Fitoussi. Ambasadori Fitoussi ka mbajtur gjithashtu në të shkuarën detyrën e Inspektor të Përgjithshëm të Francës.
Hajdari dhe Fitoussi diskutuan në lidhje me projektet e Inspektoriatit të Përgjithshëm dhe bashkëpunimin me palën franceze në këtë fushë. Hajdari mori mbështetje të plotë nga Fitoussi, për nxitjen e marrëdhënieve në fushën e inspektimit si në kuadrin dypalësh, ashtu edhe në aspektin e bashkëpunimit me BE.