• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VETTINGU/ Zbardhet ankimimi i PD në Gjykatën Kushtetuese: Pse duhet të shfuqizohet

by Aalison Pearse Stevens
05/10/2016 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ankimon sot në Gjykatën Kushtetuese ligjin e “Vettingut” i miratuar nga Kuvendi gjatë seancës së jashtëzakonshme të 30 gushtit. Shqiptarja.com ka siguruar kërkesën demokratëve, të cilët pretendojnë se ndërhyrja e qeveria cenon pavarësinë e organeve të vlerësimit.

“Ndërhyrja me rol aktiv i institucioneve të treta, të varura apo nën ndikimin e politikës apo pushtetit ekzekutiv, përbën cenim të kompetencës kushtetuese të organeve të rivlerësimit, si dhe rrezik potencial të përfitimit politik nga procesi të mazhorancës aktuale, duke cenuar në këtë mënyrë pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Ligji ka asgjësuar thelbin dhe frymën e dispozitave kushtetuese, sepse kontrollin dhe hetimin në procesin e rivlerësimit e ka zhvendosur nga organet e krijuara rishtas dhe të konceptuara si organe të pavarura (Komisionerët Publikë, KPK dhe Kolegji i Apelimit), tek organet ekzistuese, jo kushtetuese, të pareformuara dhe të kontrolluara nga Qeveria, sic janë ILDKPKI, DSIK, Shkolla e Magjistraturës, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Ministria e Brendshme“, thuhet në kërkesën e PD.

“Organet e reja të vettingut vendosen nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e Qeverisë sepse telekomunikimet dhe të ardhurat financiare të anëtarëve të tyre kontrollohen në mënyrë periodike nga agjenci në varësi të Qeverisë, si psh. Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave”, pretendon PD.

Gjithashtu, sipas PD, ligji cenon parimin e barazisë përpara ligjit, standardet e procesit të rregullt ligjor, si dhe parimin e llogaridhënies së organeve kushtetuese, si element thelbësor i shtetit të së drejtës.

“Nga mënyra sesi është konceptuar procesi i vlerësimit, ligji krijon një pseudoproces të rivlerësimit, i cili dhunon haptazi elementët dhe standardet thelbësore kushtetuese. Veçanërisht, procesi dhe standardet e kontrollit të figurës cenojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të sanksionuara në Kushtetutë dhe në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Ligji dhunon standardin kushtetues për të mos deklaruar fajtor dikë mbi bazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë të paligjshme, duke lënë hapësirë për subjektivizëm dhe selektivitet në procesin e vettingut”, thuhet më tej në kërkesën e demokratëve.

Opozita pretendon gjithashtu se ligji dhunon parimin e sigurisë juridike sepse teksti i normave të tij është i paqartë, konfuz dhe në raste të caktuara edhe kontradiktor. Sipas PD, ligji krijon mundësi që në praktikë të ketë ngërç institucional, zvarritje të procesit, konflikte kompetencash, ndjekje të praktikave jo uniforme dhe pengesa të tjera, që do të minojnë thelbin e procesit të rivlerësimit. Për këtë arsye, demokratët kërkojnë pezullimin e ligjit të Vettingut nga Gjykata Kushtetuese dhe dërgimin e tij për mendim në Komisionin e Venecias.

“Gjithashtu, duke qenë se ligji nr. 84/2016 merr përsipër rregullimin e një mase të jashtëzakonshme dhe veçanërisht delikate, kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që të marrë në konsideratë edhe mundësinë që pezullimi i ligjit, të shoqërohet me kërkesë për mendim nga Komisioni i Venecias. Në letrën e Ministrit të Drejtësisë në Janar 2014, Komisionit të Venecias i është kërkuar mbështetje për Reformën në Drejtësi dhe ky institucion prestigjioz ka shprehur gatishmërinë për të dhënë asistencën e nevojshme. Për këtë arsye, në Raportin e Komisionit Europian të datës 04.06.2014, theksohet ndër të tjera se: “Në reformën e sistemit gjyqësor, për të avancuar me vendosmëri në rrugën e integrimit evropian, Shqipëria ka nevojë të zbatojë me rigorozitet reformën në gjyqësor, përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm me Komisionin e Venecias, miratimit të dispozitave kyçe shtesë për forcimin e pavarësisë dhe llogaridhënies – në përputhje me udhërrëfyesin për reformën në sistemin gjyqësor – si edhe zbatimit adekuate të masave të miratuara”. Është e vërtetë që Komisioni i Venecias është shprehur për pjesën e rivlerësimit të gjyqtarëve/prokurorëve në kuadër të ndryshimeve kushtetuese, mirëpo nuk është shprehur për detajet dhe rregullimet shtesë që ligji bën mbi standardet dhe procesin e rivlerësimit. Për këtë arsye, marrja e mendimit të Komisionit të Venecias për ligjet në fushën e drejtësisë, është detyrim që buron nga procesi i integrimit europian, që përbën prioritet madhore kombëtar”.

ma.me

 

Next Post
Serbia: ‘Trepça’ është e jona, Kosova po na plaçkit pasurinë

Serbia: 'Trepça' është e jona, Kosova po na plaçkit pasurinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Morën hakun e babait? Këta janë kushërinjtë Mëhillaj që kërkohen për vrasjen e çiftit Mujeci

Morën hakun e babait? Këta janë kushërinjtë Mëhillaj që kërkohen për vrasjen e çiftit Mujeci

April 27, 2026
Gjykimi do ta bashkojë me Metën? Kryemadhi: Tani nis beteja ligjore. Cakrani: Procesi të jetë i hapur

Gjykimi do ta bashkojë me Metën? Kryemadhi: Tani nis beteja ligjore. Cakrani: Procesi të jetë i hapur

April 27, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 28 Prill 2026

April 27, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Rrethi i ngushtë i Orbanit po zhvendos pasurinë dhe po kërkon viza amerikane

April 27, 2026
Rriten krimet dhe procedimet penale në 2025, INSTAT: Mosha e autorëve nga 30-44 vjeç

Rriten krimet dhe procedimet penale në 2025, INSTAT: Mosha e autorëve nga 30-44 vjeç

April 27, 2026
Rexhep Qosja: Shqipëria dhe Kosova do  bashkohen, marrëdhënia Rama-Kurti do jetë ndryshe nga ajo me Haradinajn

Nderohet Rexhep Qosja, Kuvendi i Kosovës vlerëson kontributin e akademikut në një seancë të posaçme

April 27, 2026
Alarmi i kryebashkiakut: Athina po bëhet një hotel gjigant

Alarmi i kryebashkiakut: Athina po bëhet një hotel gjigant

April 27, 2026
Veliaj kërkon shfuqizimin e masës “arrest me burg”

Kërkoi seancë LIVE, GJKKO rrëzon Veliajn: S’duan të pandehurit e tjerë! Dumani: Nuk ekspozohen dëshmitarët!

April 27, 2026
Forbes publikon listën e miliarderëve, ja kush janë 5 më të pasurit në botë

Forbes publikon listën e miliarderëve, ja kush janë 5 më të pasurit në botë

April 27, 2026

Skandal procedural? Mbrojtja e Veliajt: 35 fashikuj të pahapur! Gjykata ka injoruar provat digjitale

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In