Policia e Tiranës ka vënë në pranga 43-vjeçarin Zamak Cani i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane dhe ishte dënuar me 5 vite burg. Sipas policisë së kryeqytetit, Cani është dënuar nga Gjykata e Apelit Catanzaro, në Itali, për veprat penale “Bashkëpunim në organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Emigracion klandestin”.
ma.me