• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trumpi, shqiptarët dhe rendi i imagjinuar!

by Ben Andoni
10/11/2024 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni
Pak orë para zgjedhjeve amerikane në Prishtinë artikuloheshin mendime të ndryshme për fituesin dhe pasojat që do mund të ishin në Kosovë. Analistët më optimistë e shikonin se çdo gjë do të mbetet e njëjta, kurse skeptikët arrinin deri sa të artikulonin se Kampi Bondsteel mund të largohet!! Për optimistët ky është skenari më i fundit, pasi Kosova edhe veshjet e ushtrisë i ka ende amerikane. Pesimistët që i peshkojnë këto gjendje nxirrnin argumente pas argumentesh, por një ushqim e kanë nga mandati i shkuar i Trump: Normalizim ekonomik dhe kaq! Pak kilometra më këtej kufirit, Tirana zyrtare ishte e ndarë me maxhorancën, që e përshëndeste e para dhe me teorinë e dy letrave, priste se cilën letër falënderimi të nxirrte nga xhepi. Kuptohet se nxori atë të Trump dhe madje, z. Rama theksoi marrëdhënien e mirë mes dy vendeve dhe kujtoi se edhe paralajmërimi i mandatit të parë që Trumpi do sillte probleme nuk solli aq shqetësime. Për ironi të historisë, ishte ai që ishte shprehur me një gjuhë krejt të papranueshme për kandidatin asokohe Trump në zgjedhjet për një vend tjetër dhe ca më tepër për SHBA, ku rëndësia gjeostrategjike për vende si Shqipëria është gati minore. Më saktë: Ne nuk do njiheshim pa Kosovën dhe ngjarjet e saj.
Por tashmë koha është të mendojmë të ardhmen. Ka një logjikë, që shumë po e shmangin dhe kjo lidhet me emrat që do të zgjedhë z. Trump në administratën e tij të ngushtë dhe pastaj rishikimin (nëse do të ndodhë i njerëzve të departamentit të Ballkanit) e angazhimit të tyre. Opozita shqiptare pret me shumë pathos, që administrata Trump të rishikoj non-gratën e Berishës dhe të inincojë ndryshimin qeveritar! Akoma për ta, ambasada amerikane në Tiranë ka funksionet e një selie guvernature. Kuptohet nëse do të ndodhë rishikimi i non-gratës, Trump do jetë heroi i një mase të madhe të shqiptarëve pro-Berishë, ndërkohë që nga pjesa tjetër do të prishë të gjithë atë narracion demokratik, që besohet tek SHBA. Sikur të mos mjaftojë kjo, triumfi i Trump u festua me të njëjtin pathos në Republikën Srpska, Veriun e Kosovës dhe në Beograd. Po për Kosovën rëndësi kanë emrat e Departamentit të Shtetit dhe mbi të gjitha tagri që do kenë nën presidencën Trump. Aktualët e z. Biden ishin nga më të zgjedhurit dhe më të mirët për Kosovën, por që nuk u shfrytëzuan, kur dhe si duhej.
Logjikisht, Trump do ia lëri peshën e Kosovës dhe problematikat e saj Evropës, ashtu si tashmë në detyrë do gjejmë një unifikim të qëndrimeve të zyrtarëve të Trump, që deri më tani kanë qenë shumë të shpërqendruar. Veçse, në Prishtinë dhe në Tiranë duhet të kuptojnë mirë se nuk ka gjasa që Ballkani Perëndimor të jetë në prioritetet amerikane, pasi ndjeshmëria e Trump me këtë rajon është pothuaj e papërfillshme, para Ukrainës, Kinës dhe Gazës. Duket se shqiptarët tashmë do duhet ta lexojnë Trumpin nga aktet, pasi dialogu mes Prishtinës e Beogradit është i marrë përsipër nga BE-ja, që do të thotë se kjo do të mbetet kokëdhëmbje evropiane, pasi Trump është dhe mbetet njeriu i pragmatizmit.
Para se ta imagjinojmë dhe këtë po e bëjmë shumë, duhet të mendojmë edhe sesi do t’u mbijetojmë ndryshimeve dhe sfidave, që bota t’i fal në çdo moment. Dhe, sot, imagjinata të mbet, sepse kemi shumë gjëra të imagjinuara e të dëshiruara, por shumë pak të realizuara në frymën e demokracisë. Ose si e thotë shumë më mirë filozofi hebre Yuval Noah Harari: “Si t’i bësh njerëzit të besojnë në një rend të imagjinuar si Krishtërimi, Demokracia apo Kapitalizmi? Thjesht, të mos e pranoni kurrë që rendi është i imagjinuar”. (Javanews)

 

Next Post
Aksident i rëndë në Bulqizë, makina del nga rruga dhe përfundon në lumë

Aksident i rëndë në Bulqizë, makina del nga rruga dhe përfundon në lumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: Shqiptarët protestojnë në Times Square dhe këndojnë “Mora fjalë”

Vendimi i Hagës/ Shqiptarët në diasporë në mbështetje ish-krerëve të UÇK, paralajmërohen tubime, në Prishtinë vijojnë protestat

September 19, 2026
Berisha flet për vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK: Asgjë nuk e nxin luftën çlirimtare të Kosovës!

Berisha flet për vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK: Asgjë nuk e nxin luftën çlirimtare të Kosovës!

September 19, 2026
Dyfishohet numri i fëmijëve me hipertension, kardiologia: Po vërejmë plakje të parakohshme të enëve të gjakut te fëmijët

Dyfishohet numri i fëmijëve me hipertension, kardiologia: Po vërejmë plakje të parakohshme të enëve të gjakut te fëmijët

September 19, 2026
Programi “Pas Shkollës”, hapen aplikimet në sistemin SMIP, interes i lartë në shkollat e juglindjes

Programi “Pas Shkollës”, hapen aplikimet në sistemin SMIP, interes i lartë në shkollat e juglindjes

September 19, 2026
“Më mirë të mos flas më…”- Trajneri Maran e la jashtë listës, Asani reagon i pakënaqur: Historia nuk harrohet kurrë!

“Më mirë të mos flas më…”- Trajneri Maran e la jashtë listës, Asani reagon i pakënaqur: Historia nuk harrohet kurrë!

September 19, 2026
AfD padit kancelarin Merz për deklaratën e “spastrimit etnik” -

Sondazhi: 48 për qind e gjermanëve presin largimin e kancelarit Merz deri në fund të vitit!

September 19, 2026
Turizmi në rritje, ministri Gonxhja: Mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj në 8 muaj, Shqipëria destinacion!

Turizmi në rritje, ministri Gonxhja: Mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj në 8 muaj, Shqipëria destinacion!

September 19, 2026
Derbi i Madridit, Simeone: E admiroj Mourinjon, përpara ndeshjes isha në koncertin e Shakirës dhe…!

Derbi i Madridit, Simeone: E admiroj Mourinjon, përpara ndeshjes isha në koncertin e Shakirës dhe…!

September 19, 2026
Kryeministri Edi Rama vizitë në Shtetet e Bashkuara, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryeministri Edi Rama vizitë në Shtetet e Bashkuara, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

September 19, 2026
Pyetjet e porositura të PD-së dhe regjia që po e bën Berishën qesharak

Pyetjet e porositura të PD-së dhe regjia që po e bën Berishën qesharak

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com