• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kombëtarja grumbullohet për dy ndeshjet e fundit, shumë pranë vendit të parë në Nations League

by A M
10/11/2024 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është “vrulli” I fundit.

Shqipëria është vetëm dy hapa larg suksesit të tretë më të madh të historisë së saj në futboll.

Nuk flitet për një Europian apo një Botëror, veçse as vendi I parë në grup në Ligën e Kombeve nuk mund të hidhet poshtë si diçka pa vlerë.

Këtë, kombëtarja mund ta arrijë duke zënë vendin e parë në grupin 1 të Nivelit B të Ligës së Kombeve.

Përballjet e fundit janë në 16 e 19 nëntor, përkatësisht ndaj Çekisë dhe Ukrainës, që të dyja në fushën tonë.

Natyrisht, nuk do të jetë e lehtë që të arrihen dy fitore, por rrugë tjetër duket nuk ka.

Shqipëria për momentin mban vendin e tretë në grup me 6 pikë, po aq sa Gjeorgjia, dhe një më pak sesa çekët.

Për më tepër, gjeorgjanët kanë golaverazh më të mirë se ne, edhe pse rezultatet e ndeshjeve direkte janë të njëjta.

Kombëtarja duhet të fitojë të shtunën në “Arenën Air Albania” ndaj Çekisë, diçka që e bëri në eliminatoret e Europianit, madje me shifrat 3-0.

Rivali duket tjetër pasi na mundi 2-0 në Pragë.

Në të njëjtën mbrëmje, në 16 nëntor, gjeorgjanët presin Ukrainën dhe supozojmë se do të fitojnë.

Kjo do të thotë se në ndeshjet e fundit mund të jemi me pikë të barabarta me ekipin e Kvarackelias, e ndoshta me golaverazh më të keq.

Në 19 nëntor, në “Arenën Air Albania” vijnë ukrainasit ndaj të cilëve na bën sërish punë fitorja, ndërsa shansi ynë është që Gjeorgjia luan në Çeki.

Në rast barazimi apo edhe humbjeje, Shqipëria zë vendin e parë.

Këtë vend mund ta arrijmë edhe me barazim ndaj çekëve dhe fitore kundër Ukrainës, por me kusht që Çeki-Gjeorgji të dalë barazim dhe që ne të dalim më lart me golaverazh.

Gjithsesi, këto janë llogari, ndërsa për momentin ekipi I Silvinjos thjesht duhet të stërvitet sa më mirë.

Në mungesë të Brojës, në dyshim për sulmin mbetet edhe Manaj që nuk është në formën më të mirë, e madje nuk është përfshirë në skuadrën e Sivasporit për ndeshjen e sotme të Superligës turke kundër Fenerbahçes.

Po kështu, nën vëzhgim Keidi Bare që nuk ka luajtur këto dy javë në Spanjë për shkak dëmtimi, dhe që ndoshta nuk do të arrijë të riaftësohet në kohë.

Silvinjo deklaroi se do ta ndiqte gjendjen e këtyre lojtarëve e më tej trajneri kuqezi komentoi edhe se çfarë pret në këto ndeshje, si është gjendja e skuadrës dhe cilat janë shanset tona.

Kombëtarja kurrë nuk ka arritur në Nivelin A të Ligës së Kombeve, që do të ishte niveli maksimal apo elita e futbollit europian të ekipeve përfaqësuese.

Po ashtu, vendi I parë në grup do të ndihmonte kuqezinjtë të vazhdonin me plej ofin dhe të kishin shanse për t’u kualifikuar për në finalet e Kupës së Botës, pa pritur eliminatoret e ardhshme.

Next Post

Trumpi, shqiptarët dhe rendi i imagjinuar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In