Pas gjetjes së pjesëve të skeletit të një mashkulli në zonën e kodrave të Selitës, policia e kryeqytetit po verifikon pesë raste tyë personave të zhdukur në një hark kohor prej rreth një viti. Po ashtu policia ka gjetur edhe disa rroba që besohet se i përkasin skeletit të gjetur. Deri më tani ende nuk dihet identiteti i personit të cilit i përket trupi.
Një ditë pas gjetjes se pjesëve të skeletit të paidentifikuar në zonën e Kodrave te Selitës, policia e kryeqytetit, ka nisur verifikimin e rasteve mbi persona të humbur rreth njeëvit me parë.
Burimet e policisë thanë për Report Tv, se janë së paku pesë raste që po verifikohen prej tyre. Procesit të hetimti dhe verifikimit tashmë i janë bashkuar edhe një disa ekspertësh mjeko- ligjorë antropologë.
Veç kësaj pjesë të hetimit, ekspertët- kriminalistë kanë administruar disa rroba që mendohet se i përkasin personit të cilit i përkiste skeleti. Kështu sipas burimve të janë gjetur një palë tuta sportive sintetike me ngjyrë blu, një plaë atlete sportive me ngjyrë rozë, rroba të brendshme, si dhe një bluzë me ngjyrë gri.
Të gjitha këto rroba sipas hetuesve, janë administruar nga ekspertët si prova që mund të përdoren nga hetuesit për identifikimin e personti të cilit mendohet se i përket skeleti. Policia paralelisht me këto veprime, po punon edhe për sqarimin e faktit nëse personi ka vdekur natyralisht, apo nga ndonjë traumë e mundshme e shkaktuar me mjete prerëse, të forta, apo armë zjarri. /a.k