• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dibra, një leksion edhe për Ilir Metën

by Aalison Pearse Stevens
13/09/2016 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Armando Meta/

Zgjedhjet në Dibër kanë pasur brenda tyre edhe një mozaik të pasur intrigash politike. Përtej ballafaqimit elektoral mes dy kandidatëve për kreun e bashkisë së Dibrës, pas perdeve ka pasur jo pak pandershmëri politike, sa i takon funksionimit të koalicioneve që mbështetën kandidatët. Kur gjërat tashmë janë qetësuar dhe rezultati i zgjedhjeve është kthjelluar tërësisht, kanë filluar të dalin në pah edhe mënyrat sesi funksionuan koalicionet elektorale në këto zgjedhje. Thënë shqip, pozicioni i LSI në zgjedhjet në Dibër ka qenë jo pak i diskutueshëm, sa i përket ndershmërisë politike me të cilin ajo mbështeti kandidatin e mazhorancës në këto zgjedhje.

Natyrisht Meta kishte të tjera llogari në mëndje sa i përket këtyre zgjedhjeve, në të cilat PD-ja mendonte se do të niste turravrapin e saj për rrëzimin e qeverisë, nëse kandidati i saj do të fitonte. A ishte e interesuar LSI që Muharrem Rama i PS të mos fitonte? Ndonse deklarime publike nuk ka pasur nga LSI në këtë drejtim, në terren dukshëm ka rënë në sy mosangazhimi i aleatit të majtë në këto zgjedhje. Në jo pak raste kjo është nënvizuar edhe nga eksponentë të lartë të PS në mënyra të ndryshme.

Realisht për koalicionin e majtë zgjedhjet në Dibër ishin mjaft të rëndësishme. Kjo për faktin se qeverisja e Edi Ramës në disa drejtime ka lenë mjaft për të dëshëruar. Nga ana tjetër këto zgjedhje ishin edhe një lloj mini-testi për qeverinë, jo vetëm se ato vinin pas shkarkimit si kryetar bashkie të një kandidati të përzgjedhur nga e majta, por nga ana tjetër edhe për një sërë reformash të cilat kanë pasur pasoja jo të vogla sociale me efekte pakënaqësie në elektorat.

Ilir Meta zgjodhi një rrugë tipike të tijën, për të faktorizuar më shumë veten sesa koalicionin. Ai vendosi të mos shkojë asnjë ditë në Dibër, duke ja lenë të gjithë peshën PS-së, duke llogaritur se nëse kandidati i majtë nuk do të fitonte, do kishte jo pak argumenta për t’i bërë presion kryeministrit, se pa ndihmën e tij ai nuk mund të fitojë asnjë zgjedhje, qofshin ato politike apo lokale. Nga ana tjetër, bojkotimi që ai i bëri Dibrës, duket se më shumë ishte një lëvizje indirekte për t’i dhënë një sinjal shprese PD-së, se ajo kishte terren të lirë, pasi LSI do të qëndronte asnjanëse.

Por a mbetën këtu llogaritë e Metës? Natyrisht që jo. Një fitore e PD-së në Dibër, mund të çonte edhe në skenare për rrëzimin e qeverisë, për të konkretizuar projektin e kreu të Kuvendit të deklaruar në korrik, për krijimin e një qeverie teknike, për të shkuar më pas në zgjedhje të përgjithshme.

Kësisoj, nuk është e tepruar të thuhet se si PD, ashtu edhe LSI kishin varur, për arsye të ndryshme, shumë shpresa tek fitorja e Shehut, gjë që do të shërbente edhe si një start për revansh për të futur zyrtarisht në krizë qeverinë aktuale. Në këto turbullira pesha e Metës do të rritej edhe më shumë. Aq më shumë që tashmë PD e ka të qartë se pa Metën nuk do të mund t’i afrohet kurrë më pushtetin.

Por rezultati në Dibër duket se i ka dhënë një fitore jo vetëm kandidatit të majtë, por nga ana tjetër duket se ka shpërbërë edhe shumë përllogaritje të bëra në distancë si nga PD, ashtu dhe nga LSI. Aq më tepër që ndërsa në Dibër votohej, eksponentët e opozitës deklaronin në Tiranë se “një koalicion me LSI është krejtësisht i mundshëm”.

Qartazi këto zgjedhje provuan se pesha e LSI mori një pikëpyetje mbi namin dhe famën që ka. Shifrat thonë se në Dibër PS mundi t’ja dalë edhe me një LSI “inerte” nga pikëpamja elektorale, ndërsa kjo e fundit humbi një shans të rradhës, për të provokuar ndonjë flirt të rradhës me PD-në. Ndaj zgjedhjet në Dibër ishin një leksion jo vetëm për Lulzim Bashën, por edhe për Ilir Metën.

Next Post
“Kur punoj me të ndjehem shumë mirë”… Flet “Sofia e re” e Arian Çanit (FOTO)

"Kur punoj me të ndjehem shumë mirë"... Flet "Sofia e re" e Arian Çanit (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hiqni bllokadën ose kundërpërgjigjemi”, Irani paraqet kushtet për paqen

“Hiqni bllokadën ose kundërpërgjigjemi”, Irani paraqet kushtet për paqen

April 25, 2026
Nuk “zënë mend” ! Mbi 2 mijë shoferë përsëritës për celularin, rripin e sigurimit dhe shpejtësinë

“Çlirimi” i akseve kombëtare, mbi një mijë subjekte të identifikuara në rrugët e vendit

April 25, 2026
Dielli te Peshqit sjell ndryshime për disa shenja të horoskopit, ja cilat do të preken

Katër shenjat e horoskopit që do kenë lajme të mëdha deri në fund të muajit prill

April 25, 2026
“Akses nga deti në mal”, zv.ministri Musabelliu: Investimet në infrastrukturë zgjeruan hartën turistike

“Akses nga deti në mal”, zv.ministri Musabelliu: Investimet në infrastrukturë zgjeruan hartën turistike

April 25, 2026
Nga autobusët elektrikë te menaxhimi i mbetjeve, Gjermania financon Shqipërinë me 29 mln € (Projektet)

Nga autobusët elektrikë te menaxhimi i mbetjeve, Gjermania financon Shqipërinë me 29 mln € (Projektet)

April 25, 2026
Skandal çmimesh për biletat e botërorit/ Disa vende për finale arrijnë deri në 2 milionë euro

Skandal çmimesh për biletat e botërorit/ Disa vende për finale arrijnë deri në 2 milionë euro

April 25, 2026
“Më mërziti…”, vjehrra vret me 6 plumba nusen, në sy të djalit dhe nipit 8 muajsh (Pamje të rënda)

“Më mërziti…”, vjehrra vret me 6 plumba nusen, në sy të djalit dhe nipit 8 muajsh (Pamje të rënda)

April 25, 2026
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor, kërcënohet armëpushimi i brishtë

Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor, kërcënohet armëpushimi i brishtë

April 25, 2026
Olimpiada e Gjuhës Shqipe, gara që po bashkon të rinjtë nga dy anët e kufirit Shqipëri e Kosovë

Olimpiada e Gjuhës Shqipe, gara që po bashkon të rinjtë nga dy anët e kufirit Shqipëri e Kosovë

April 25, 2026
Drejtësia televizive

Drejtësia televizive

April 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In