Pozicioni i kryeprokurorit në shtatë prokuroritë themelore pritet të shpallet e lirë në fillim të muajit tetor.
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur që të hapë konkursin tre muaj para se të skadojë mandati i kryeprokurorëve aktualë.
Mandati do t`u përfundojë këtë vit edhe kryetarëve të gjykatave themelore, të Gjykatës së Apelit, si dhe asaj Supreme.
Megjithatë, për hapjen e konkursit Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nuk ka vendosur ende, shkruan “Koha Ditore”.
Tre nga kryeprokurorët aktualë: kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqri Syla, si dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, kanë konfirmuar për “Kohën Ditore” se do të konkurrojnë sërish për këtë pozicion. (b.an)