Mijëra maturantë nuk janë shpallur fitues në raundin e parë, pavarësisht mesatares së lartë.
Kjo ka ardhur pasi këtë vit një kandidatë shpallej fitues në shumë degë, nëse kishte mesataren dhe notat e disa provimeve të larta.
Por sa mundësi do të kenë maturantët në raundin e dytë? Në datën 11 shtator do të shpallet lista përfundimtare e fituesve e raundin të parë. Nga data 13 deri në 20 shtator do të bëhet regjistrimi i fituesve. Çdo maturant mund të zgjedhë që të qëndrojnë përfundimisht tek ajo degë që ka fituar, ose të vazhdojë konkurrimin, për një degë tjetër.
Edhe ata maturantë që kanë fituar në një nga universitetet private, duhet të regjistrohen, në të kundërt humbasin shansin për të vijuar konkurrimin. Në datën 20 në mbrëmje pritet të publikohet lista e fituesve e raundit të dytë. Nga kjo listë do të hiqen emrat e atyre maturantëve fitues që nuk janë regjistruar në asnjë degë, si dhe e maturantëve që kanë fituar në shumë degë, por që janë regjistruar vetëm në një.
Burime nga Universiteti i Tiranës bëjnë me dije se do të jenë shumë vende të lira. Kjo për shkak se ende pa filluar regjistrimi, janë më shumë se 1 mijë kuota të lira, pasi ka kandidatë që kanë fituar në disa degë. Vetëm në Fakultetin Ekonomik janë 300 kuota të lira, pa filluar regjistrimi i fituesve dhe pritet që të shtohen kuotat që do mbeten bosh.
Kjo do të thotë se mundësitë për në raundin e dytë, janë të mëdha për maturantët që nuk kanë fituar asnjë degë. Por edhe në këtë raund pritet të kenë ankesa. Në raundin e dytë, një kandidatë mund të fitojë disa degë, duke bërë që shumë maturantë të tjerë, të mos fitojnë. Për këtë arsye do të jetë raundi i tretë, ku do ti jepet mundësi të gjithë maturantëve që nuk kanë fituar asnjë degë.
ma.me