Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar kërkesën e ministrit për Integrim Evropian, Bekim Çollaku, për lirim nga detyra.
Duke i uruar suksese në detyrat e reja, kryeministri Mustafa, ka vlerësuar lartë kontributin e ministrit Çollaku gjatë punës së tij.
“Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, ka vlerësuar angazhimin e ministrit Çollaku në realizimin e prioriteteve të Programit Qeveritar duke përfshirë vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave”, thuhet në njoftimin për media të Kryeministrisë.
Çollaku nga fundjava do të vazhdojë të shërbejë në kabinetin e Presidentit Hashim Thaçi si Këshilltar i Parë i tij, citohet Koha. (b.an)