Apple ka prezantuar dy celularë të rinj: iPhone 7 dhe 7 Plus.
Celularët e rinj do të jenë në dispozicion në dizajn të argjendtë, të artë, rozë të artë dhe një ngjyrë të re të zezë.
Ata vijnë në tri opsione të hapësirës; 32GB, 128GB dhe 256GB, duke filluar me një çmim prej 649 dollarë në SHBA, shkruan Gazeta Express.
Dhe në mesin e vendeve që Apple përmendi se celularët e rinj do të jenë në dispozicion për t’u blerë ishte edhe Kosova.
Celularët e rinj, tha Apple, do të jenë në dispozicion për t’u blerë në Kosovë duke filluar nga 7 tetori.
Kosova është radhitur nga Apple para Serbisë, Shqipërisë dhe të gjitha shteteve të tjera të ballkanit në listën e shteteve ku do të jenë në dispozicion celularët e rinj. Në këtë listë është vetëm Bosnja dhe Kroacia, por jo dhe Shqipëria dhe Serbia, citohet Koha. (b.an)