• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çështja Zhiti/ Vatikani: Të zhgënjyer, Shqipëria pa Ambasador në 25-vjetorin e marrëdhënieve

by Aalison Pearse Stevens
08/09/2016 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas Radio Vatikanit i fundit ambasador i Shqipërisë pranë selisë së shenjtë është larguar në nëntor të vitit 2013. Në 25 vjetorin e vendosjes së marrdhënieve diplomatike mes Vatikanit dhe Shqipërisë, Selia e Shenjtë shpreh zhgënjimin e saj për mungesën e përfaqësimit në rang ambasadori nga Tirana zyrtare.

Organi zyrtar i Selisë së Shenjtë, “Radio Vatikani” shpreh qëndrimin zhgënjyes të kësaj situate që zgjat prej gati tre vjetësh. Pas dhjetëra viteve vuajtjesh dhe perndjekjesh ndaj klerit katolik nga sundimi komunist, më 22 tetor te vitit 1991 u rivendosën marrdheniet në rang ambasadori mes Tiranës zyrtare dhe Vatikanit.

Por 25 vjet pas rivënies së marrdhënieve zyrtare, Selia e Shenjte nëpermjet organit të saj zyrtar Radio Vatikanit shpreh zhgënjimin që perfaqësimi i Shqipërisë në Vatikan nuk është në nivelin e duhur diplomatik.

“Sot në 25 vjetorin e marrdhënieve mes selisë së shenjtë apostolike dhe republikës së Shqipërisë, Ambasada e Shqipërisë pranë Vatikanit, është pa ambasador.”

Sipas Radio Vatikanit i fundit ambasador i Shqipërisë pranë selisë së shenjtë është larguar në nëntor të vitit 2013. Dhe prej gati tre vjetesh kjo ambasadë drejtohet me të ngarkuar me punë, në disproporcion të plotë me perfaqësimin e Vatikanit në Shqipëri, që ka qënë gjithnjë në rang ambasadori.

Aktualisht në krye të ambasadës së Shqipërisë pranë Selisë së shenjtë, është Visar Zhiti në pozicionin e të ngarkuarit me punë. Ky i fundit mori këtë detyrë pasi nuk u dekretua më herët si Ambasador nga Presidenti i Republikës. Kisha katolike në Shqipëri, e kundërshtoi fort kandidaturen e Zhitit si ambasador i vendit tonë në Vatikan, duke bërë madje një deklaratë të fortë publike kundër tij.

“Konferenca Ipeshkvnore e Shqiperisë dëshiron të shprehë zhgënjimin e saj për faktin që për rolin e Ambasadorit të Shqiperisë në selinë e shenjtë, duke mos kontestuar aftësitë e z.Visar Zhiti, nuk u emerua një perfaqësues i komunitetit katolik”

Pas këtij qëndrimi të kishës katolike në Shqipëri edhe Presidenti i Republikës nuk e dekretoi z.Zhiti si ambasador. Por pavarësisht këtyre, qeveria vendosi ta dërgoje z.Zhiti si të ngarkuar me punë, duke i lënë sot e kësaj dite marrdheniet me Vatikanin jo në nivelin e duhur të përfaqësimit.

ma.me

Next Post
RTK-së i kushtojnë 130 mijë euro ndeshjet kualifikuese për Rusia 2018

RTK-së i kushtojnë 130 mijë euro ndeshjet kualifikuese për Rusia 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Nuk e kuptoj, çfarë kërkojnë studentët?

November 8, 2026
SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

November 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Nëntor 2026

November 8, 2026
Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

November 8, 2026
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In