Këngëtarja e njohur me famë botërore Rita Ora është shprehur se prania në koncertin e Nënë Terezës ka qenë një nga momentet më të lumtura në jetën e saj, që nuk do të harrohet kurrë.
“Isha e nderuar që isha pjesë e koncertit të Nënë Terezës për të përmbushur rolin si ambasadore e Kosovës. Të këndoja këngën ‘What Child Is This’ në nder të jetës së Nënë Terezës do të jetë përgjithmonë një nga momentet më të lumtura në jetën time”.
Rita Ora së bashku me Lorik Canën drejtuan koncertin që u zhvillua mbrëmë në Vatikan në nder të Nënë Terezës.
shqiptarja.com/d.i.