Ky 4 shtator do të jetë një ditë e rëndësishme për krenarinë e kombit shqiptar, figurën e çmuar të Nënë Terezës. Pikërisht në 4 shtator, në Vatikan, do të zhvillohet ceremonia e shenjtërimit i Nobelistes së paqes, Nënë Tereza (Gonxhe Bojaxhiu).
Për të nderuar siç duhet këtë ngjarje të rëndësishme institucionet e vendit kanë organizuar një sërë aktivitetesh. Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës po organizojnë aktivitete të cilat jo vetëm do nderojnë, por edhe do të ofrojnë mundësinë që publiku të shohë nga afër kryqin, rruzarjen dhe shalli i saj.
Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës ka një domethënie të shumëfishtë kombëtare, për të njohur traditën tonë të mirëfilltë të mikpritjes, bujarisë, zemërgjerësisë, altruizmit. Mbetet një datë e shënuar sepse do të shërbejë për të zgjuar, ruajtur dhe kultivuar vlerat e identitetit shqiptar, për ta njohur, dashur dhe afruar Nënën Tereza në përditshmërinë tonë.
Në ditët e përkujtimit të Nënë Terezës kujtojmë se ajo la posaçërisht për bashkatdhetarët një porosi largpamëse: “Po të doni më shumë njëri-tjetrin do të doni kombin”.
Mësohet se Biblioteka Kombëtare, në nderim të figurës së shquar të nënë Terezës dhe shenjtërimit të saj, fton publikun e kryeqytetit të vizitojë në datat 3-10 shtator ekspozitën “homazh” kushtuar Nobelistes së paqes përmes titujve dhe veprave që kanë në fokus jetën frymëzuese dhe veprimtarinë e saj shembullore.
Përmes një bashkëpunimi mes Muzeut Historik Kombëtar dhe Ministrinë e Kulturës, në këtë ekspozitë do të ekspozohen edhe disa nga objektet personale të Nënë Terezës, si kryqi, rruzarja dhe shalli i saj, sot pronë e MHK. Ekspozita në Bibliotekën Kombëtare kushtuar shenjtërimit të Nënë Terezës do të jetë e hapur nga 3 – 10 shtator në BKSH.
Nën moton “Një javë në nderim të Shënjtores” Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës do të zhvillojë një sërë aktivitetesh të përbashkëta.
Dje kryebashkiaku Veliaj organizoi një pritje në Bashki të Nunsit Apostolik Ramiro Moliner Inglés dhe nderimin e tij me Çelësin e Tiranës, Simboli i Qytetit, me vlerësimin si një personalitet me kontribut të vyer në lidhjen e Shqipëris me shtetin e Vatikanit dhe për kontributin e dhënë në procesin e Shënjtrimit të Nënë Terezës si dhe të 40 klerikëve Shqipëtar që do të lumturohen gjatë muajit shtator.
Ndërkohë që në datën 2 Shtator kryebashkiaku Veliaj do të zhvillojë një vizitë në shtëpine e Motrave të “Nëne Terezës” . Qëndër kjo e rëndësishme e ndihmës sociale për qytetin e Tiranës, e çelur nga vetë Nënë Tereza dhe me një kontribut të rëndësishëm për të moshuarit dhe qytetarët e tjerë me gjëndje të vështirë sociale. Në këtë takim Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, do të nderoj misionin e Nënë Terezës në Tiranë me titullin “Nënë Terëza Simbol i Qytetit të Tiranës”.
Në datën 2 shtator qyteti i Tiranës do të dekorohet në prag të kanonizimit të Nënë Terezës me Flamuj Kombëtar, me flamuj të Bashkisë së Tiranës dhe me simbolin bardh e blu të misionit të Nënë Terezës.
4 Shtator 2016, ora 09:15 Përurimi i pllakës përkujtimore te Sheshi “Nënë Tereza” me një ceremoni të programuar dhe me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve dhe qytetarëve të Tiranës.
Ora 09:30 Koncert në nderim të Nënë Terezës nga orkestra e TKOB.
Ora 10:00 Lidhje televizive nga sheshi “Nënë Tereza” me sheshin “Shën Pjetër” të Vatikanit për të ndjekur meshën e Papa Françeskut ku do të bëhet dhe deklarimi zyrtarë i Shënjtores Nënë Tereza.
6 Shtator 2016, ora 11:00 Në prani të drejtuesve të lart të Komuniteteve Fetare në Tiranë, Kryetari i Bashkisë do të prezantoj konkretizimin e titullit të miratuar përpara disa viteve Simbol i Qytetit të Tiranës (Vendim Nr.137, dt. 30.07.1999, Për Miratimin e Titujve Vlerësues të Bashkisë Tiranë), i konkretizuar aktualisht në formën e një medaljoni me portretin e Nënë Terezës në njërën anë dhe datën e deklarimit Shënjtore në anën tjetër dt. 4 shtatore 2016.
6 Shtator 2016, Rivendosje e Pllakes Perkujtimore në ish banesen e familjes ( nënës dhe motër ) së Nënë Terezës në Tiranë.
7 Shtator 2016, ora 19:00 Premjera e film dokumentar që i detikohet Nënë Terezës mbi jetën dhe veprimtarinë e saj në Kalkut, realizuar nga kineast Italian, premiera e të cilit do të shfaqet në instalacionin “Reja” e vendosur përpara Galerisë së Arteve. /Lexo.al