• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

4 shtatori në kryeqytet/ Aktivitetet e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë për shenjtërimin e Nënë Terezës

by Java News
31/08/2016 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky 4 shtator do të jetë  një ditë e rëndësishme për krenarinë e kombit shqiptar, figurën e çmuar të Nënë Terezës. Pikërisht në 4 shtator, në Vatikan, do të  zhvillohet ceremonia e shenjtërimit i Nobelistes së paqes, Nënë Tereza (Gonxhe Bojaxhiu).

Për të nderuar siç duhet këtë ngjarje të rëndësishme institucionet e vendit kanë organizuar një sërë aktivitetesh.  Ministria e Kulturës dhe  Bashkia e Tiranës po organizojnë aktivitete  të cilat jo vetëm do nderojnë, por edhe do të ofrojnë mundësinë që publiku të shohë nga afër kryqin, rruzarjen dhe shalli i saj.unnamed-8

Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës ka një domethënie të shumëfishtë kombëtare, për të njohur traditën tonë të mirëfilltë të mikpritjes, bujarisë, zemërgjerësisë, altruizmit. Mbetet një datë e shënuar sepse do të shërbejë për të zgjuar, ruajtur dhe kultivuar vlerat e identitetit shqiptar, për ta njohur, dashur dhe afruar Nënën Tereza në përditshmërinë tonë.

Në ditët e përkujtimit të Nënë Terezës kujtojmë se ajo la posaçërisht për bashkatdhetarët një porosi largpamëse: “Po të doni më shumë njëri-tjetrin do të doni kombin”.

Mësohet se Biblioteka Kombëtare, në nderim të figurës së shquar të nënë Terezës dhe shenjtërimit të saj, fton publikun e kryeqytetit të vizitojë në datat 3-10 shtator ekspozitën “homazh” kushtuar Nobelistes së paqes përmes titujve dhe veprave që kanë në fokus jetën frymëzuese dhe veprimtarinë e saj shembullore. unnamed (1)

Përmes një bashkëpunimi mes Muzeut Historik Kombëtar dhe Ministrinë e Kulturës, në këtë ekspozitë do të ekspozohen edhe disa nga objektet personale të Nënë Terezës, si kryqi, rruzarja dhe shalli i saj, sot pronë e MHK.  Ekspozita në Bibliotekën Kombëtare kushtuar shenjtërimit të Nënë Terezës do të jetë e hapur nga 3 – 10 shtator në BKSH.

 

Nën moton  “Një javë në nderim të Shënjtores” Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës do të zhvillojë një sërë aktivitetesh të përbashkëta.

Dje kryebashkiaku Veliaj organizoi një   pritje në Bashki të Nunsit Apostolik Ramiro Moliner Inglés dhe nderimin e tij me Çelësin e Tiranës, Simboli i Qytetit, me vlerësimin si një personalitet me kontribut të vyer në lidhjen e Shqipëris me shtetin e Vatikanit dhe për kontributin e dhënë në procesin e Shënjtrimit të Nënë Terezës si dhe të 40 klerikëve Shqipëtar që do të lumturohen gjatë muajit shtator.

Ndërkohë që në datën 2 Shtator kryebashkiaku Veliaj do të zhvillojë një vizitë në shtëpine e Motrave të “Nëne Terezës” . Qëndër kjo e rëndësishme e ndihmës sociale për qytetin e Tiranës, e çelur nga vetë Nënë Tereza dhe me një kontribut të rëndësishëm për të moshuarit dhe qytetarët e tjerë me gjëndje të vështirë sociale.  Në këtë takim Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, do të nderoj misionin e Nënë Terezës në Tiranë me titullin “Nënë Terëza Simbol i Qytetit të Tiranës”.

Në datën 2 shtator qyteti i Tiranës do të dekorohet në prag të kanonizimit të Nënë Terezës me Flamuj Kombëtar, me flamuj të Bashkisë së Tiranës dhe me simbolin bardh e blu të misionit të Nënë Terezës.

4 Shtator 2016, ora 09:15     Përurimi i pllakës përkujtimore te Sheshi “Nënë Tereza” me një ceremoni të programuar dhe me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve dhe qytetarëve të Tiranës.

Ora 09:30     Koncert në nderim të Nënë Terezës  nga orkestra e TKOB.

Ora 10:00    Lidhje televizive nga sheshi “Nënë Tereza” me sheshin “Shën Pjetër” të Vatikanit për të ndjekur meshën e Papa Françeskut ku do të bëhet dhe deklarimi zyrtarë i Shënjtores Nënë Tereza.

6 Shtator 2016, ora 11:00 Në prani të drejtuesve të lart të Komuniteteve Fetare në Tiranë, Kryetari i Bashkisë do të prezantoj konkretizimin e titullit të miratuar përpara disa viteve Simbol i Qytetit të Tiranës (Vendim Nr.137, dt. 30.07.1999, Për Miratimin e Titujve Vlerësues të Bashkisë Tiranë), i konkretizuar aktualisht në formën e një medaljoni me portretin e Nënë Terezës në njërën anë dhe datën e deklarimit Shënjtore në anën tjetër dt. 4 shtatore 2016.

6 Shtator 2016, Rivendosje e Pllakes Perkujtimore në ish banesen e familjes ( nënës dhe motër ) së Nënë Terezës në Tiranë.

7 Shtator 2016, ora 19:00 Premjera e film dokumentar që i detikohet Nënë Terezës mbi jetën dhe veprimtarinë e saj në Kalkut, realizuar nga kineast Italian, premiera e të cilit do të shfaqet në instalacionin “Reja” e vendosur përpara Galerisë së Arteve. /Lexo.al

Next Post
Fuqia e shpirtit njerëzor… 30 foto që e dëshmojnë

Fuqia e shpirtit njerëzor... 30 foto që e dëshmojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com