Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Burrel- Lezhë, ku një furgon pasagjerësh është përplasur me një automjet dhe si pasojë kanë ngelur të plagosur 7 persona, njëri prej të cilëve në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Të lënduarit janë transportuar drejt spitalit të Bulqizës, teksa policia ka mbërritur tashmë në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të zbardhur shkaqet e përplasjes.
Ende nuk dihet nëse i plagosuri rëndë ka qenë drejtuesi i autoveturës apo pjesë e pasagjerëve në furgon./java/a.k