• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

137 mln euro investime në një vit në HEC-et e Devollit, por kompanitë shqiptare nuk përfituan

by A R
19/08/2016 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Devoll Hydropower që po ndërton Hidrocentralin e Banjës dhe Moglicës mbi lumin Devoll ka angazhuar 19 miliardë (137 milionë euro) lekë investime vitin e kaluar.

Sipas të dhënave në pasqyrat financiare të kompanisë, për vitin 2015 kjo vlerë është shpenzuar kryesisht në blerjen e pronave, makinerive dhe pajisjeve etj.

Për investimet në Shqipëri, aksionerët e kishin vënë në dispozicion një shumë prej 23 miliardë lekësh.

Biznesi vendas është duke përfituar shumë pak nga nënkontraktimi i punimeve në projektet e mëdha të gazsjellësit TAP dhe Devoll Hydropower.

Devoll Hydropower, e cila operohet nga kompania e energjisë norvegjeze Statkraft AS, ka nënkontraktuar pesë operatorë për ndërtimin e të paktën dy hidrocentraleve në kaskadën përgjatë lumit Devoll, në Shqipërinë juglindore.

Sipas të dhënave në web-in zyrtar të kompanisë, nga pesë kompanitë e nënkontraktuara, vetëm njëra është shqiptare. Doko sh.p.k me qendër ne Elbasan është kontraktuar nga Devoll Hydropower sh.a., për ndërtimin e linjës së transmetimit 110kV dhe 220kV.

Të katër kompanitë e tjera janë të huaja. Kompania turke Limak-AGE është e kontraktuar dhe po kryen punimet aktualisht për ndërtimin e HEC-eve të Banjës dhe Moglicës.

Kompania ndërkombëtare, Alstom, po kryen punimeve hidraulike dhe elektromekanike.

Punimet inxhinerike po kryehen nga një sipërmarrje të përbashkët ndërmjet Mott Macdonald dhe Coyne et BELLIER. Ndërsa dizanjimi i projektit është bërë nga AF Consult Switzerland Ltd.

Projekti Hidroenergjetik i Devollit përbëhet nga tre hidrocentrale me kapacitet të instaluar prej përafërsisht 280 MW. Mesatarisht HEC-et do të prodhojë rreth 800 GWh në vit, duke ndikuar në rritjen e prodhimit shqiptar të energjisë elektrike me rreth 20 për qind.

Teksa punimet kanë vazhduar për HEC-in e Banjës dhe Moglicës, vendimi për ndërtimin e HEC-it të tretë do të merret pasi të kenë përfunduar njëri ose të dy HEC-et e para. Totali i investimeve në 535 milionë euro.

Shoqëria investuese në Shqipëri është themeluar si shoqëri aksionere nga EVN Ag dhe Statkraft. Po aktualisht aksioner i vetëm është Statcraft market B.V.

Sipas marrëveshjes koncensionare me qeverinë shqiptare, kompania do të ndërtojë të paktën dy njësi prodhuese hidroenergjetike (Moglica dhe Banka) me kapacitet total 256 MW dhe me një prodhim mesatar 700 GWh energji të parët në vit. Marrëveshja koncesionare parashikon përdorimin e ujit të luginës së lumit Devoll nëpërmjet lartësive 95 -650 metra mbi nivelin e detit, përfshirë edhe degëzimet në këtë lume raporton Monitor.

Sipas marrëveshjes, Devoll Hydropower është e lejuar të furnizojë prodhimin neto të energjisë elektrike  brenda dhe jashtë Shqipërisë. Afati i koncesionit është për një periudhë 35-vjeçare, sipas modelit BOOT (ndërtim, zotërim, operim, transferim)./a.m.

Next Post
Edi Rama: E vërteta e mbledhjes së qeverive Shqipëri-Serbi në Nish

Edi Rama: E vërteta e mbledhjes së qeverive Shqipëri-Serbi në Nish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

October 27, 2026
Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

October 27, 2026
Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

October 27, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Asgjë e re nga Serbia

October 27, 2026
Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

October 27, 2026
Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

October 27, 2026
Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

October 27, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Përvjetor lufte, ne shqiptarët “agresorë” dhe engjëjt grekë

October 27, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Protestat e dhunshme në Tiranë: Gjykata liron 12 të arrestuar të tjerë!

October 27, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në Berat-Dimal, humb jetën 63-vjeçari me biçikletë, plagoset një këmbësore

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In