• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Do të hakmerremi kundër Izraelit”, Irani plan për ndryshimin e doktrinës bërthamore: Rrisim rrezen e raketave balistike

by S T
01/11/2024 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Irani është gati të bëjë ndryshime të rëndësishme në doktrinën e saj bërthamore. Kamal Kharrazi, këshilltar i liderit suprem të Iranit, tha se Teherani ka të ngjarë të rrisë rrezen e raketave të tij balistike dhe ndoshta të rishikojë doktrinën e tij bërthamore, në mes të tensioneve në rritje me Izraelin. I pyetur nga media pro-Iraniane me qendër në Liban, Al-Mayadeen nëse Irani ishte gati nëse konflikti do të zgjerohej pas sulmeve të fundit, Kharrazi tha se Irani ka të ngjarë të rrisë rrezen e raketave të tij balistike përtej kufirit të vetë-imponuar prej 2,000 km. Ai tha se megjithëse Irani ka aftësinë teknike për të prodhuar armë bërthamore, ai aktualisht është frenuar nga një dekret fetar, i vendosur në fillim të viteve 2000 nga Udhëheqësi Suprem Ayatollah Ali Khamenei, transmeton A2 CNN.

Ajatollah Khamenei, i cili ka fjalën e fundit për programin bërthamor të Teheranit, ndaloi zhvillimin e armëve bërthamore me anë të atij dekreti. Republika Islamike ka mohuar prej kohësh se po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore dhe këmbëngul se puna e saj bërthamore është vetëm për qëllime paqësore. Zyrtarët iranianë kanë thënë se Teherani nuk ka nevojë të rrisë rrezen e raketave të tij balistike përtej 2 mijë km, pasi ato tashmë mund të arrijnë forcat amerikane të stacionuara në rajon. Kharrazi tha se Irani do t’i përgjigjet Izraelit në një kohë dhe në mënyrën e zgjedhjes së tij në hakmarrje për sulmet ajrore të Izraelit pranë Teheranit dhe zonave të tjera javën e kaluar që pasuan një breshëri raketore iraniane më 1 tetor, shkruan A2.

Sakaq, burime për mediat izraelite bëjnë me dije se Tel-Avivi, dëshiron që Rusia të marrë pjesë në përpjekjet e paqes që synojnë t’i japin fund konfliktit të shtetit hebre me grupin militant libanez Hezbollah, kanë raportuar Ynet Neës dhe disa media të tjera lokale, duke cituar zyrtarë të përfshirë në negociata. Sipas raporteve, Jeruzalemi Perëndimor pret që përfshirja e Moskës mund të shtojë stabilitet në çdo marrëveshje të ardhshme dhe të zvogëlojë varësinë nga SHBA.

Next Post
Akti normativ për ndryshimet në Buxhetin e 2024/ Ministrja Ibrahimaj: Prioritetet për zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe mbështetjen për sektorin fason

Mbidyfishim të bonusit të pensionistëve? Ministrja Ibrahimaj: Ja cilat pensione do rriten të parat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

November 9, 2026
Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

November 9, 2026
Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

November 9, 2026
Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

November 9, 2026
“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In