Interi po mendon për sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata
Skuadra e Interit mund të mbetet pa sulmuesin, Mauro Icardi, i cili po kërkohet nga Napoli, skuadër e cila është gati të ofrojë 60 milionë euro.
Inter menjëherë ka gjetur zëvendësuesin e tij, dhe ai është sulmuesi spanjoll i Real Madridit, Alvaro Morata.
Corriere della Sera shkruan se, Mancini është fans i Moratas dhe me një ofertë të mirë do të mund të bindnin edhe Real Madridin. /Express/a.k