Edgardo Bauza, 58 vjeç, është trajneri i ri i Argjentinës. Një lajm disi surprizë, pasi kandidati kryesor dukej Marcelo Bielsa. Bauza ka qenë mbrojtës në karrierën si lojtar, duke marrë pjesë edhe në kupën e botës Italia ’90. Si trajner ka fituar dy Kupa Libertadores, me LDU Quito të Ekuadorit dhe San Lorenzon.
Detyra e parë e trajnerin të ri është të bindë Messin për t’u kthyer në kombëtare.
“Kam besim. Ndoshta biseda që do të bëj me të mund t’i ndryshojë mendjen për t’u kthyer në kombëtare”, thotë Bauza.
d.i.