Policia italiane ne provincën e Kazertës njoftoi se ka arrestuar gjatë ditës së sotme tre shtetasit shqiptarë; Myslim Hoxha 26 vjeç, Përparim Pira 45 vjeç e Albert Kledi Gjelleshi 37 vjeç si anëtarë të një bande grabitësish.
Sipas hetimeve, te Policisë italiane janë identifikuar tre shqiptarët e arrestuar si autorë të disa grabitjeve në vila e banesa të kryera në komunën e San Nicola Arcella në provincën e Kazertës përgjatë muajit qershor 2016.
Ndaj tyre është ekzekutuar urdhri i arrestit me burg lëshuar nga Prokuroria e Santa Maria Capua Vetere me akuzën e pjesëmarrjes në organizim kriminal, grabitje e kërcënime.