• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Aktori Çun Lajçi: Je “akademik i pa shkollë” Isa Mustafa

by Aalison Pearse Stevens
02/08/2016 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori i njohur i Kosovës, Çun Lajçi, lindur e rritur në Rugovë, territore të së cilës mendohet t’i janë lënë Malit të Zi, përmes Facebookut iu ka drejtuar kryeministrit të vendit Isa Mustafa lidhur me demarkacionin Kosovë – Mali i Zi, transmeton Koha.net.

Në këtë adresim, artisti Lajçi habitet pse kryeministri Mustafa kërkon tapi private për bjeshkët që tash me Marrëveshje i takojnë Malit të Zi ndërsa pyetet pse Kosova nuk ka pronë shoqërore.

Lajçi i thotë Mustafës se po ai, me këtë demarkacion, po do ta fusë në luftë Rugovën dhe e quan atë “akademik i pashkollë” .

Koha.net e transmeton tekstualisht dhe pa ndërhyrje shkrimin e Çun Lajçit:

 

“Z.Isa Mustafa.

Ç’është gjithë ky insistim yti që banorët e Rugovês të sjellin para Jush deshmi ( tapia ) për Bjeshkët e Nemuna. Qysh asht e mundun të kenë qenë në pronësi private ato bjeshkë që i mallkuen pikërisht Ata që Ju po ua falni ( sepse u mbeten eshtnat sa herë tentuen ti pushtojnë, prandaj i quejten Prokletije )

Po kjo Kosovë, nuk paska diçka edhe në pronësi shoqnore, apo gjithçka të sajen e paske ba rrush e kumulla!

Kryeministër. Ti a me neve a me arushat? Ti si duket po frigohesh që nuk po u mbeten Malit Zi, prandaj s’don të takohesh me Ekspert dhe insiston n’ tapia për bjeshkët masive siç asht Çakorri, Moknat e Dromodoli. A ke tru apo vertetë qenke frustru! A mos po kërko tapi nga dikush edhe për vet Kosovën?

Ti don Rugovën me shti n’luftë por me ken m’thuej: Me shitsin a me blersin?

Nuk e kishte kurrë Mali i Zi at teritor o i pa shkolli akademik, po lejoj ekspertet të ta spjegojnë se Hashimi dy gram shkollë të bleme i ka e nuk ka se si ta këput lakun qafës as Ty as Murat M…!” (b.an)

Next Post

Ndotje alarmante e ajrit në Rio

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com