Sipas një prononcimi për Panorama, Pëllumbi është shprehur se “lidershipi i LSI-së, nën një presion të frikshëm, do të prishë koalicionin qeverisës me PS-në. PS-së do t’i duhet të luftojë në dy fronte dhe të përgatitet për të qeverisur me aleatë, sot për sot më të vegjël,” ka thënë ai.
Sipas Pëllumbi, “nga testimet rezulton se elektorati, ndryshe nga viti 2013, e quan jo humbje, por “shans” për fitore, prishjen e imponuar të koalicionit me LSI-së.”