Me tension tё madh u prit vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi zgjedhjet presidenciale nё Austri. Tani ёshtё e qartё, zgjedhjet e balotazhit do tё pёrsёriten. “Vendimi nuk bёn askёnd as fitues as humbёs”, tha presidenti i Gjykatёs Kushtetuese, Gerhart Holzinger, nё vendimin e shpallur publikisht. Gjykimi shёrben pёr tё forcuar besimin tek shteti ligjor dhe demokracia.
150 faqe rekurs
Partia populiste e djathtё FPÖ (Partia Austriake e Lirisё) u ankua pas humbjes me njё diferencё tё ngushtё tё kandidatit tё saj pёr president Norbert Hofer pёr shkak tё njё sёrё parregullsive nё autoritetet lokale elektorale. Mё 22 maj kandidati i pavarur dhe ish-kryetari i partisё ekologjike Alexander Van der Bellen i fitoi zgjedhjet e balotazhit me vetёm 31.000 vota (50,3 pёrqind) kundrejt Hoferit (49,7 pёrqind). Vendimtare pёr kёtё rezultat ishin rreth 740.000 votat e vlefshme tё dёrguara me postё.
FPÖ depozitoi njё rekurs plot 150 faqe. Ndёr tё tjera ka pasur gabime nё numёrimin e votave me postё. Kёtё e kanё pranuar disa pёrgjegjёs pёr zgjedhjet gjatё verifikimit. Pёr mungesё kohe janё hapur zarfet para kohe dhe votat janё numёruar pjesёrisht edhe nga persona tё paautorizuar.
Presidenti ri javёn e ardhёshme duhej tё bёnte betimin. Tani presidiumi tresh i Kёshillit Kombёtar, nё tё cilin bёn pjesё edhe Hofer, do tё drejtojё pёrkohёsisht presidencёn. Presidenti aktual Heinz Fischer pas dymbёdhjetё vjetёsh nё post sipas kushtetutёs do tё largohet. Zgjedhjet e reja priten nё vjeshtё. Fischer tha se ёshtё krenar pёr vendimin e Gjykatёs Kushtetuese. “Demokracia ka kaluar njё sprovё”.
Hapet rruga pёr raundin e ardhshёm
Alexander Van der Bellen tregohet i sigurt pёr fitoren: “Nёse ia kam dalё njёherё, do t’ia dal edhe herёn e dytё”, deklaroi 72-vjeçari, profesor nё ekonomi. “Në muajt e ardhshёm sёrish do tё krijojmё njё lёvizje qytetare”. Ai tha se ndёrkohё po i arrijnё donacione pёr tё financuar fushatёn elektorale. Van der Bellen theksoi se: “Kjo nuk ёshtё njё lojё. Mua mё intereson uniteti i Austrisё”.
DW/d.i.