• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kredia në lekë zë 40% të totalit të huadhënies

by A R
01/08/2016 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kredia në lekë zë 40% të totalit të huadhënies, nga 33% që zinte në vitin 2012.

Banka e Shqipërisë ka publikuar zhvillimet kryesore të treguesve të kredisë ku evidenton se, rritja e shpejtë e kreditimit në valutë ishte pasojë e rënies së normës së interesit të kredisë në valutë dhe hendekut të madh, i cili u krijua mes normave të interesit të kredisë në lekë dhe asaj në valutë (kryesisht gjatë viteve 2004-2009).

Kryesisht, që prej fundit të vitit 2012, ecuria vjetore e kredisë në lekë shfaqet pozitive duke u zgjeruar ndjeshëm nga viti në vit, ndërsa teprica e kredisë në valutë, gjatë kësaj periudhe, shfaq ecuri vjetore negative.

Këto zhvillime kanë ngushtuar hendekun midis kredisë në lekë dhe asaj në valutë. Rritja e kreditimit në monedhën vendase vitet e fundit, është mbështetur nga rënia e vijueshme e normës së interesit për kredinë në lekë. Kostoja e kreditimit në lekë ka ndjekur ecurinë e normës bazë të politikës monetare.

Kjo e fundit është ndryshuar 10 herë që prej fundit të vitit 2012, në minimumin e ri historik 1.5% (në prill 2016). Në rënie kanë qenë edhe normat e interesit të kredisë në valutë, por rënia e tyre në 10 vitet e fundit ka qenë më e moderuar. Ndërsa sot diferenca e normave të interesit të kredisë në lekë me ato në valutë është ngushtuar dukshëm, duke përkrahur edhe zhvendosjen e portofolit drejt kreditimit në lekë.

Next Post

Sané në Mançester, gati marrëveshja për 31 milionë sterlina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com