Drejtoria e Burgjeve ka shpërndarë një komunikatë ku jep të dhëna për zjarrin në burgun e Shënkollit. Referuar njoftimit bëhet me dije se viktimë ka mbetur shtetasi Flamur SUla i dënuar me 10 vite burg për tentativë vrasjeje. Ekspertiza paraprake vërtetoi se shkak i zjarrit është bërë shpërthimi i një bombule gazi.
Ja njoftimi i plotë:
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se pasditen e sotme në IEVP Lezhë rreth ores 15.33 ka shpërthyer një bombul gazi gjatë gatimit në ambjentet e paraburgimit. Në moment kanë nderhyre forcat e policise për nxjerjen e të paraburgosurve.
Nga zjarri i ndodhur ka humbur jetën një i paraburgosur Flamur Sula i cili eshte gjetur i asfiksuar në banjon e dhomës. Flamur Sula është i denuar me 10 vjet ne shkallen e pare per tentative vrasje.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta të policisë si edhe drejtori i pergjithshëm i burgjeve. Gjithashtu po kryhen hetime nga prokuroria e Lezhës për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkaq situata është qetësuar dhe po merren masa për normalizim në ambjentet e burgut.duke futur te paraburgosurit neper dhoma./a.m.