Valon Berisha, mesfushori i Norvegjisë, nuk e ka përjashtuar mundësin që të luajë për Kosovën
Albert Bunjaki, selektori i Kosovës, ka marrë një lajm të mirë nga mesfushori i Red Bull Salzburgut, Valon Berisha.
Ky i fundit nuk e ka përjashtuar mundësin që të largohet nga përfaqësuesja e Norvegjisë dhe të luajë për Kosovën, përcjell Express.
“Nuk e di nëse Kombëtarja e Shqipërisë më ka bërë ftesë, pasi unë kam debutuar që 18 vjeç me Norvegjinë.”, ka deklaruar Berisha pas ndeshjes mes Partizanit dhe Red Bull Salzburgut (0:1).
“Nuk e di nëse do të luaj me Kosovën në shtator, por gjithçka mund të ndodhë. Për momentin mund të them se jam pjesë e Kombëtares norvegjeze”, ka theksuar Berisha, i cili është fyern nga tifozët e Partizanit. /Express/