Një 36-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar pasditen e djeshme në Savona të Italisë, nën akuzën e grabitjes.
Agjentët ndërhynë në shëtitiren “Corso Colombo” pranë plazhit, ku ishte raportuar një grabitje në dëm të një 57-vjeçare italiane. Ajo i tha policisë se ishte goditur nga një burrë me origjinë shqiptare, i cili i kishte grabitur telefonin dhe rreth 160 euro.
Policia, pasi morri një përshkrim të detajuar të autorit, e arrestoi atë në një bar jo shumë larg nga vendnngjarja, duke i gjetur me vete shumën e vjedhur të parave, që më pas iu kthye 56-vjeçares, raportojnë mediat lokale. (java / r.a)