Rruga e rindërtuar Tiranë-Dajt, si pasojë e mungesës së sinjalistikës rrugore dhe masave mbrojtëse për kalimtarët ka rritur numrin e aksidenteve rrugore në Lagjen Qesarakë.
Nëpërmjet kamerave të sigurisë së një prej bizneseve private evidentohet, që në të njëjtin vend kanë ndodhur mbi katër përplasje, mjet me këmbësor dhe mjet me biçikletë, ndërsa në të gjithë aksin numri i aksidenteve është më i lartë.
Në rastin e parë të ndodhur 17 ditë më parë, një fëmijë i shoqëruar nga i ati, teksa kalonte rrugën aksidentohet nga një mjet. Fatmirësisht fëmija shpëtoi pa dëmtime serioze.
Në rastin tjetër, në të njëjtin vend. Një person që po udhëtonte me biçikletë në mesnatë është goditur nga një makinë, që ecte me shpejtësi. Edhe në këtë rast ngjarja përfundon me dëmtime të vogla.
Banorët e zonës të shqetësuar për këtë çështje kanë adresuar kërkesa për ndërhyrjen dhe përmirësim të kushteve tenike të sigurisë në rrugë në insitucionet përgjegjëse.
Ndërtim i pengesave për uljen e shpejtësisë, vijëzimi i rrugës, përforcimi me sinjalistikë vertikale dhe horizontale, ndërtimi i barrierave mbrojtëse dhe kontrollet përsa i përket përdormi të alkoolit nga ana e drejtuesve të mjeteve, që kthehen nga lokalet e zonës së Dajtit, konsiderohen si zgjidhje emergjente nga ana e banorëve./Klan/a.m.