Përbërësit:
Miell : 1/2 gotë uji,
Sheqer: 1 gotë uji,
Gjalpë i freskët : 2 filxhanë kafeje
Vezë : 6 kokrra
Arra të qëruara: 1 filxhan çaji
Reçel (kokrra) : 2 filxhanë kafeje
Sheqer pudër : 1 lugë gjelle.
Përgatitja:
Në një enë porcelani ose plastike rrihen vezët me sheqer derisa vëllimi i tyre të rritet dy herë e gjysmë, shtohet miell dhe përzihet me kujdes. Veç shkrihet gjalpi dhe me të përzihen arrat e frutat e grira. E gjithë masa hidhet në brumë duke e përzier me kujdes. Më pas brumi hidhet në tavë duke i vënë në mes formën e cila lyhet me gjalpë dhe pudroset me miell. Pas pjekjes lihet të ftohet, pastaj hiqet nga tava duke e përmbysur kekun, hiqet forma e mesit dhe pudroset me sheqer pudër.