Kryeministri Edi Rama është takuar sot në Paris me homologun serb Aleskandar Vuçiç. Takimi është organizuar në kuadër të samitit të Berlinit që ka nisur në Francë. Dy liderët kanë biseduar për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe për çështje të tjera me rëndësi për të dyja vendet.
Pas takimit, Vuçiç ka deklaruar se Rama ka ftuar investitorë serbë që të marrin pjesë në ndërtimin e infrastrukturës përgjatë bregdetit shqiptar, raporton Newsbomb.al. Gjithashtu është diskutuar për forcimin e lidhjes ajrore mes Tiranës dhe Beogradit, si dhe për organizmin e forumit ekonomik.
Në samitin e Parisit marrin pjesë të gjithë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, presidenti i Francës dhe Komisioneri për Zgjerim në BE.