Tenisti serb Novak Gjokoviç është befasuar në raundin e tretë të Wimbledonit, duke u mposhtur nga amerikani Sam Querrey, raporton Reuters.
Tenisti i 28-të në renditjen botërore e mposhti Gjokoviçin me rezultat 7-6(6) 6-1 3-6 7-6(5), transmeton Koha.net.
Kjo humbje, ndërprenë serinë prej 30 fitoreve në Grand Slams të Gjokoviqit, ndërsa i mohon atij që të fitojë katër trofe, për t’u bërë i pari që nga rekordi i Rod Laver, i cili kishte fituar katër Grand Slams më 1969. (b.an)