• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

NYT: Pse Arabia Saudite financon ekstremizmin dhe jo shëndetësinë në Shqipëri?

by Aalison Pearse Stevens
03/07/2016 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një kuiz me tre pyetje:

1.Cili vend musliman feston për hero kombëtar një të krishterë që luftoi pushtuesit muslimanë?

2.Cili shtet musliman është aq shumë pro-Amerikan, që ka statujë të Bill Clintonit dhe një butik veshjesh për gra me emrin “Hillary” në bulevardin Bill Clinton?

3.Cili vend musliman ka më shumë shtetas që kanë shkuar të luftojnë jashtë për Shtetin Islamik për kokë banori, më shumë se çdo vend tjetër në Evropë?

Përgjigja e të tre pyetjeve është Kosova, vendi juglindor i Evropës – një vend kundërshtish që paralajmëron diçka. Kudo ku ka një akt terrorist, drejtojmë gisht drejt Al Kaidës ose Shtetit Islamik. Por mbase ne duhet të shikojmë edhe te “miqtë” tanë si Arabia Saudite, përcjell botasot.info.

Për dekada, Arabia Saudite nëpër botë ka financuar dhe promovuar vehabizmin, një degë jo-tolerante dhe vulgare të Islamit. Kjo më pas ka prodhuar edhe terroristët. Dhe për këtë shembullin më të mirë e kemi me Ballkanin. Kosova dhe Shqipëria kanë qenë modele të tolerancës fetare dhe këtë e tregon jo vetëm statuja e Klintonit, por edhe nderimi që ata i bëjnë Britanisë dhe SHBA-së në lidhje me evitimin e mundshëm të gjenocidit serb mbi Kosovë. Shumë fëmijë në Kosovë janë quajtur Tony Blair. Tani Arabia Saudite dhe vende tjera të Gjirit e keqpërdorin situatën duke dërguar financa në 17 vitet e fundit, për të promovuar ide radikale në vendin që realisht ishte i njohur pak.

Sipas qeverisa së Kosovës 300 shqiptarë kanë shkuar në Siri e Irak për të luftuar krahë Shtetit Islamik dhe kur kolegia ime Carlotta Gall, shkroi artikullin për radikalizimin e Kosovës, potencoi sesi Arabia Saudite një vend tolerant e ka kthyer në burim për xhihadistët. Pak kohë më parë qeveria arrestoi disa persona të cilët përgatisnin helmimin e ujit për gjithë kryeqytetin.

“Arabia Saudite është duke e shkatërruar Islamin,” thotë Zuhdi Hajzeri, imam në xhaminë 430 vjeçare në Pejë. Hajzeri është i moderuar, tradicional, tolerant sipas stilit të Kosovës – ai është i fundit në linjën e gjatë të familjes si imam – dhe si rezultat ka marrë shumë kërcënime me vdekje nga ekstremistët. Hajzeri me disa imamë tjerë kanë krijuar një faqe interneti foltash.com, që kritikojnë vendet e gjirit për financimin e vehabizmit, përmes videove dhe faqeve të internetit.

“Sauditët kanë ndryshuar tërësisht Islamin këtu, me anë të parave të tyre,” thotë Visar Duriqi ish imam që tani punon si gazetar. Ky nuk është problem i Kosovës, por global dhe më pas merr shembullin e ndryshimit të sistemit shkollor në Pakistan nga influenca arabe.

Në vende paqësore dhe të moderuara si Mali, Burkina Faso dhe Niger në Afrikën Perëndimore, kam parë sesi medresetë e financuara nga jashtë po radikalizojnë muslimanët. Në Ballkan, Bosnja është pjesërisht e prekur nga financimi i ekstremizmit. Nuk dua ta ekzagjeroj. Kam parë pak gra me mbulesa gjatë udhëtimit tim në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri, se çkam parë në New York. Atje ka akoma frymë pro-Amerikane dhe ekumenike (ka shumë vlerësime për Nënë Terezën nga shqiptarët muslimanë). Veç kësaj, pas arrestimeve të shumta të imamëve radikalë në Kosovë dhe Shqipëri situata mund të stabilizohet dhe mbase s’do ketë më xhihadistë që udhëtojnë në Lindjen e Mesme nga trevat shqiptare.

Por bota duhet të ketë kontakte më të shpeshta me Arabinë Saudite mbi këtë rol. Jo nga ajo se po sjell kaosin, sesa mund të keqpërdoret nga pakujdesia. Ajo ka bërë disa përparime në mos financimin të Islamit radikal, por shumë pak. Një nga pjesët më admiruese të islamit është vlera që i jep bamirësisë, tani vende si Arabia Saudite nuk i dërgojnë këta para për të luftuar malnutricionin (kequshqyerjen) ose vdekshmërinë e fëmijëve, por për të shpëlarë trurin e fëmijëve dhe të mbjell konflikte në vende të varfra dhe jo-stabile.

Unë e pyeta Hajzerin, imamin, nëse ai shqetësohet për trajtimin e Islamit nga mediat e huaja si karikaturat daneze mbi profetin Muhamed. “Karikaturat vetëm se mund të na prekin pak ndjenjat tona,” vijoi ai. “Por të damkosin reputacionin e Islamit? Kjo nuk është ajo që bëjnë karikaturistët. Kjo është ajo që bën Arabia Saudite.”

Bota sot/d.i.

 

Next Post

Në mes të ditës, në mes të rrugës, një rrahje barbare në Shëngjin (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
LIVE/ San Marino shtang Shqipërinë, barazon rezultatin me Lazarin, kuqezinjtë shpërdorojnë! Bjellorusia po fiton me Finlandën (VIDEO)

LIVE/ San Marino shtang Shqipërinë, barazon rezultatin me Lazarin, kuqezinjtë shpërdorojnë! Bjellorusia po fiton me Finlandën (VIDEO)

October 6, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Presidenti Begaj i jep OK “Bordit të Paqes”, dekreton ligjin për pjesëmarrjen ushtarake të Shqipërisë në Gaza!

October 6, 2026
“Jo në emrin tim”, sërish protestë në Prishtinë, tensione para Kuvendit të Kosovës! Kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

“Jo në emrin tim”, sërish protestë në Prishtinë, tensione para Kuvendit të Kosovës! Kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

October 6, 2026
VIDEO/ Skenat e turpit, ndeshja miqësore Serbi-Rusi përfundon në arenë lufte, grushte dhe shkelma mes lojtarëve! Shikoni pamjet

VIDEO/ Skenat e turpit, ndeshja miqësore Serbi-Rusi përfundon në arenë lufte, grushte dhe shkelma mes lojtarëve! Shikoni pamjet

October 6, 2026
Frikë për përplasje në protestën e 8 tetorit te Kuvendi? Eksperti paralajmëron Berishën: Mos u fut në mes të turmës për të provokuar! Ekziston mundësia për…

Frikë për përplasje në protestën e 8 tetorit te Kuvendi? Eksperti paralajmëron Berishën: Mos u fut në mes të turmës për të provokuar! Ekziston mundësia për…

October 6, 2026
“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit  të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

October 6, 2026
“Qytetarët nuk duan Berishën në protestë”- Aktivisti Qiraxhi debat me nënkryetarin e PD: E vjetra na ka zënë rrugën!

“Qytetarët nuk duan Berishën në protestë”- Aktivisti Qiraxhi debat me nënkryetarin e PD: E vjetra na ka zënë rrugën!

October 6, 2026
Ekspertët: “Është shumë vonë që vendet të shmangin përhapjen e Omicron”

Mister dhe alarm, çfarë po ndodh në Rusi? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com