Jamie Vardy ka ndryshuar plotësisht mendje dhe ka firmosur rinovimin që e lidh edhe për katër vjet të tjerë me Leicester City. Pas fitimit të titullit kampion, yjet e skuadrës së drejtuar nga Claudio Ranieri kërkohen nga më të mëdhenjtë dhe sulmuesi ishte i pari në rrugën e largimit, pasi kishte rënë dakord me Arsenalin, i cili do të paguante klauzolën prej 25 milionë sterlina.
Disa ditë më parë u bë e ditur se Vardy ishte në mëdyshje, ndërsa sot klubi kampion njoftoi rinovimin me sulmuesin e kombëtares angleze.
d.i.