Gjatë natës së mbrëmshme në Elbasan një makinë është përfshirë nga flakët, duke bërë që të digjet plotësisht.
Në Lagjen “28 Nëntori”, gjatë natës së mbrëmshme ka rënë zjarr në automjetin tip “BMË” në pronësi të një vajze 26-vjeçare me inicialet I.B, banuese në Elbasan.
Më pas zjarri ka rënë dhe në mjetin tip “Benz” në pronësi të një gruaje L.D, 57 vjeçe, banuese në Elbasan.
Si pasojë janë dëmtuar pjesërisht të dy mjetet, të cilat kanë qenë të parkuara njëra pranë tjetrës në rrugë.
Grupi hetimor, po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, por dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.
Për më tepër shihni videon e postuar nga Jeta osh qef: