Microsoft ka konfirmuar një Xbox më të hollë të quajtur One S që do të dalë në shitje në fund të verës, i cili mbështet videot me rezolucion 4K dhe ka një rritje të memories së brendshme, transmeton koha.net.
Drejtori i Xbox, Phil Sencer nuk ka humbur kohë për të lansuar One S, i cili do të dal në shitje për 299 dollarë (267 euro) në gusht të këtij viti.
Semcer tha: Modeli i Xbox One S me çmim 267 euro do të ketë 500GB memorie, modeli tjetër me 1TB do të kushtojë 312 euro, ndërsa do të ketë edhe një model të limituar me 2TB memorie i cili do të kushtojë 356 euro.
Xboc S duket si zëvendësim direkt i modeli të tanishëm Xbox One.
Përdoruesit ka qenë duke e pritur një model më të vogël qysh kur Microsoft ka prezantuar Xbox 360 në nëntor të vitit 2005.
Xbox One S është 40 për qind më i vogël se Xbox One, ka thënë drejtori i Xbox, Xpencer.
Versioni i ri do të ketë të integruar furnizuesin me rrymë elektrike, ndërsa me këtë Xbox përdoruesit do të mund të kontrollojë edhe TV e tyre.
Microsoft ka prezantuar edhe këtë kontrollues të ri që shihet në foto, e që do të dalë së bashku me Xbox One S. (b.an)